Ura Vajgurore
April 12, 2018
Devoll
April 12, 2018

Vlorë

Bashkia Vlorë

Sipërfaqja: 616.85 km2

Popullsia: 202,373

Njësi administrative       Nr.banorë     Nr.familje

* Elbasan                            143932

* Orikum                            11940

* Novoselë                          17278

* Shushicë                           9756

* Qendër                             18928

GJITHESEJ                     200,514        57400

Numri i fshatrave: 37

Fshatra Turistikë: Zvërnec, Kaninë, Radhimë, Dukat, Tragjas

Pozita Gjeografike

Bashkia e Vlorës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Selenicë dhe në jug me bashkinë Himarë.

Profili:

Bashkia e re e Vlorës do të përfshijë të gjithë zonën bregdetare nga Lumi i Vjosës në veri deri në Qafën e Llogarasë në jug. Kjo zonë ka në përbërje dhe parkun detaro-bregdetar Sazan-Karaburun, që është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Vlorës në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit. Me një investim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit është ndërtuar shëtitorja anës detit, një investim për nxitjen e turizmit detar.

Zhvillimi ekonomik

Bashkia e Vlorës ka një aktivitet të vogël tregtar përmes Portit të Vlorës. Bashkia Vlorë ka si burim kryesor ekonomik turizmin dhe bujqësinë e përqendruar te blegtoria dhe ullinjtë gjithashtu është edhe një qendër e rëndësishme e peshkimit. Bizneset janë të përqëndruara në prodhimin e shërbimeve e veçanërisht tregëtisë dhe akomodimit e shërbimit ushqimor.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Vlorë

Menaxhimi urban dhe infrastruktura bazë janë problemet kryesore me të cilat përballet bashkia bashkë me menaxhimin e mbetjeve të gurta apo mbetjeve të zakonshme. Furnizimi me ujë dhe ndërtimet e shumta me gropa septike, sidomos përrreth ujësjellësit në Ujin e Ftohtë, janë problematike për zonën.  Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të transportit publik për periudhën turistike dhe për vetë banorët, sistem që duhet të përfshijë të gjithë zonën turistike, mund të ndihmojë për të lehtësuar trafikun.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

76% – Buxheti i Shtetit

24% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqesia

 

 

 

 

Edukimi

 

 

 

 

 

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore” USAID
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Dritan Leli

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Migena Balla

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 51

Numri i punonjësve të administratës: 920