Tropojë
April 12, 2018
Dibër
April 12, 2018

Vau i Dejës

Bashkia Vau-Dejës

Sipërfaqja: 499,09 km2

Popullsia: 48.966 banorë

5 Njësi Administrative

  • Bushat
  • Vig-Mnele
  • Hajmel
  • Temal
  • Shllak

 

Fshatra total: 47 fshatra

Fshatra turistike: Mjedë,Kukël

Kryetar i Bashkisë: Mark Babani

Kryetar i Këshillit Bashkiak: Mark Bisha

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 21 Këshilltarë

 

Pozita Gjeografike

Bashkia Vau i Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë e Shkodrës, në lindje me bashkinë Fushë Arrëz ndërsa në jug me bashkitë Pukë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Vaut të Dejës.

Profili i Bashkisë Vau-Dejës

Banorët e Bashkisë  Vau-Dejës Dejës merren kryesisht me bujqësi, ndërsa zona ka resurse të konsiderueshme ujore. Në të ndodhet hidrocentrali i Vaut të Dejës si dhe HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, të ndërtuara me koncesion privat gjatë viteve të fundit.
Nësia Administrative e Bushatit është një zonë e njohur për prodhimet bujqësore dhe ka një aktivitet jo të vogël në eksportin e zarzavateve.

Zhvillimi Ekonomik

E veçantë për këtë bashki është ekzistenca e sipërfaqeve të konsiderueshme ujore, ku dominon liqeni i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, lumi Drin që vazhdon në shtratin e tij të vjetër që nga pengesa e digës së Hidrocentralit si dhe lumi Gjadër që shkëputet nga lumi i parë, rreth 1 km në juglindje të qytetit të Vaut të Dejës. Pasuria e madhe ujore e bën gjithashtu zonën të prekur nga përmbytjet.. Zhvillimi i turizmit natyror gjithashtu është një mundësi e rritjes ekonomike të kësaj zone, pasi në liqenin e Vaut të Dejës gjenden kështjellat “Shurdhah”, “Sarda”, “Dalmacë”, “Danja”, “Kalaja e Vigut”, Qendra Muzeale “Ndre Mjeda”,  objektet fetare , kisha e “Shën Markut”, “Shën Kollit”, e “Shën Rrokut” si dhe xhamia e Bushatit, xhamia e  Kosmaçit dhe ajo e Melgushes, ndër më të vjetrat në Ballkan të cilat ende sot mbartin vlera historike dhe arkeologjike.

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Vau-Dejës     1,178                 665            69             16          212                   30                    105                         9                 72

 

Sfidat me të cilat duhet  të përballet Bashkia Vau-Dejës

Evitimi i përmbytjeve mbetet një nga sfidat kryesore të kësaj bashkie, nëpërmjet investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, por edhe ndërtimin e argjinaturave përgjatë brigjeve të lumenjve.
Ekzistenca e industrisë energjetike mund të vendosen në një kontekst të tillë përdorimi dhe menaxhimi në favor të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të bashkisë Vau i Dejës.

Zona etnografike e Zadrimës, e cila shtrihet pjesërisht në bashkinë e Lezhës dhe pjesërisht në Vaun e Dejës është e njohur për zhvillimin e vreshtarisë̈, aftësive drejtuese në ndërmarrjet bujqësore familjare dhe në zhvillimin e agro-turizmit. Mbetet sfidë mbështetja e këtyre bizneseve nga pushteti vendor dhe nxitja e mëtejshme e kooperimit në bujqësi.

Zhvillimi i rrjetit eko-kulturor në Liqenin e Vaut të Dejës dhe përgjatë Zadrimës, përmes një projekti të qartë do të ndikonte në shtimin e të ardhurave.

Bujqësia

Mbulimi me shërbim pastrimi

  • i popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave 3000
  • % e popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave 92%
  • % e territorit që mbulohet me shërbim me grumbullimin e mbeturinave 48%

 

Edukimi

Njësi Administrative             Shkolla të mesme      9-vjeçare         çerdhe/kopësht

Bushat                                     3                                  11                    14

Vig-Mnele                               0                                  4                      1

Hajmel                                     2                                  6                      4

Temal                                      0                                  5                      0

Shllak                                      0                                  4                      0

Bujqësia

Kanale ujitëse dhe kulluese

Kanale kulluese  717 km

Kanale vaditëse  640 km

Pyje dhe kullota

Sipërfaqe pyjore          18.478.22 ha

Sipërfaqe kullosore     2.349 ha

Sipërfaqe djerrë           7.581.01 ha

Bashkia Vau-Dejës ka  11107 ha tokë bujqësore.

Financat

 

 

 

 

 

 

Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”

 

Kryetar i Bashkisë:                                                  Mark Babani

Kryetar i Këshillit Bashkiak:                                  Mark Bisha

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               21 Këshilltarë

Numri total i punonjësve të bashkisë:                     279 punonjës