Maliq
April 12, 2018
Vlorë
April 12, 2018

Ura Vajgurore

Bashkia Ura Vajgurore

Sipërfaqja: 156.56 km2

Popullsia: 40,133

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Urë-Vajgurore                  11.823            3780

* Poshnje                             10.350           2935

* Kutalli                               13.662           3820

* Cukalat                              4298              1312

GJITHESEJ                       40.133          11.847

Numri i fshatrave: 34

Fshatra Turistikë: Malas Breg

Pozita Gjeografike

Ura Vajgurore kufizohet në veri- perëndim me bashkinë Lushnjë, në veri-lindje me bashkinë Kuçovë, në jug-lindje me bashkinë Berat dhe në jug-perëndim me bashkinë e Roskovecit.

Profili:

Bashkia e Urës Vajgurore shtrihet në një zonë të pasur me toka bujqësore shumë pjellore si dhe me burime të rëndësishme guri.

Zhvillimi ekonomik

Burimet kryesore të të ardhurave për banorët e kësaj zone bazohen te shfrytëzimi i resurseve natyrore, sidomos atyre të përpunimit të inerteve të gurit dhe të lumenjve, i fermave private, përpunimit agro-industrial, plantacioneve me ullinj, dru frutorë dhe vreshta, perimeve, blegtorisë, si dhe përpunimit të produkteve të qumështit dhe mishit. Kjo zonë është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit, ndërsa kohët e fundit edhe për përpunimin e gurit në granil dhe gëlqere Me ndarjen e re administrative kjo njësi vendore ka marrë një profil të rëndësishëm bujqësor, të orientuar  sidomos në frutikulturë me prodhimin e ullirit, por nuk mbetet pas dhe blegtoria, drithërat dhe perimet, si dhe shumë foragjere. Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit të cilat janë rritur ndjeshëm përgjatë viteve të fundit.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Ura-Vajgurore

Në qytetin e Urës Vajgurore, përgjatë viteve të fundit është krijuar një lagje e re pa planifikim urban, e vila vuan mungesën e infrastrukturës dhe që përmbytet herë pas here nga lumi Osum. Kjo nënkupton nevojën që bashkisë të ndërmarrë punime të rëndësishme për të parandaluar përmbytjet, si dhe të hartojë një plan urbanistik zhvillimor për të shmangur ndërtimet e mëtejshme të pakontrolluara. Kontrolli i nivelit të ndotjes si dhe lufta kundër guroreve ilegale shoqëruar me disiplinimin e arkëtimeve nga renta minerare nga ana e qeverisjes qendrore mund të krijojnë burime të sigurta të ardhurash për bashkinë.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

70% – Buxheti i Shtetit

30% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

 

Bujqësia

Sektorët kryesorë mbi të cilët mbështetet ekonomia e Bashkisë Ura Vajgurore janë bujqësia dhe  blektoria .Zotëron një sipërfaqe toke bujqësore prej 10046 ha e ndarë,

  • Njësia Qëndër        Urë     1639       ha
  • Njësia       Poshnje                  3040       ha
  • Njësia       Kutalli                   3779       ha
  • Njësia Cukalat                  1948        ha

Edukimi

  1. Shkolla te mesme,
  2. 9 vjecare dhe
  3. kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  4. Cerdhe
 
Njesia Administrative Nr. i kopshteve Nr. i femijeve Nr. i edukatoreve Nr. i shkollave te mesme Nr. i shkollave 9 vjeçare Nr. i çerdheve
Njesia Qender.Ura Vajgurore 11 263 14 1 6 1
Njesia Administrative Poshnje 11 203 11 1 5
Njesia Administrative Kutalli 10 344 10 1 6
Njesia Administrative Cukalat 4 72 4 1 3
Totali 36 882 39 4 20 1

 

Sipërmarrjet private

Numri më i madh i bizneseve ndodhet në Urën Vajgurore (243 biznese), ndjekur nga Kutalli (218 biznese), Poshnje (147 biznese) dhe, më pas, Cukalat, me 42 biznese gjithsej.Përsa i përket agropërpunimit ,në të gjithë territorin e Bashkisë ushtrojnë aktivitetin:

• 9 linja të përpunuimit të qumështit ku lider është kompania Erzeni
• 13 fabrika të përpunimit të vajit me kapacitete të ndryshme,shpërndarë në të gjithë
zonën
• 1 linjë të konservimit të frutave dhe perimeve,
• 2 fabrika mjelli
• 1 linjë të pijeve alkolike
• 12 firma të grumbullimit të perimeve ,të përqëndruara në njësinë administrative
Kutalli,
• 1 thertore në Drenovicë me parametra standart

Ujësjellës kanalizime Mbulimi I Zonave

Nr I familjeve që furnizohen me ujë te pijshëm
Viti Nr.i familjeve
2015 860
2016 1113
2017 4035
2018 4065

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Juliana Memaj

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Hysen Hoxha

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 21

Numri i punonjësve të administratës: 242