Kuçovë
April 12, 2018
Shijak
April 12, 2018

Tiranë

Profili i bashkisë Tiranë:

Sipërfaqja: 1.110 km2

Popullsia:  837.309 banorë

14 Njësi Administrative

11 Njesi Bashkiake

Fshatra total: 135 Fshatra

Fshatra turistike: Pezë, Pëllumbas, Shëngjergj, Shesh

Pozita Gjeografike

Bashkia Tirane, ndodhet në pjesën qndrore të Shqipërisë dhe kufizohet nga bashkitë Krujë, Klos, Bulqizë, Kamez, Vorë, Shijak, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasanan, Librazhd..

Profili i Bashkisë

Qëndra Administrative e Bashkise Tiranë është qyteti i Tiranës, kryeqytet i Shqiperisë nga viti 1920. Bashkia Tirane sipas censusit të vitit 2011 ka  557.422 banorë. Faqja Zyrtare e Bashkise Tirane në Fcb. dhe adresa email: bashkiatirane@gmail.com, ifo@tirana.gov.al. Bashkia Tirane ka 13 njësi administrative, 2 qytete, 11 njesi bashkiake (ref. ligjit 115/2014). Ne bashkine Tirane zhvillojne aktivitetin 28 % e ndermarrjeve ekonomike te vendit. Sipas INSTAT, në bashkinë Tiranë në vitin 2018 ushtrojnë aktivitet ekonomik 46.557 biznese. Burimet e zhvillimit ekonomik në bashkine e  Tiranes jane nga Industria 6.7 %, Ndertimi  4.2 %, Tregetia 34.2 %, Hotele-Restorante  14 %, transporti 3.6 %, informacioni dhe komunikimi 4.3 %, 0.9 % bujqesia dhe diferenca sherbime te tjera.

Zhvillimi ekonomik.

Sipas INSTAT, në bashkinë Tiranë në vitin 2018 ushtrojnë aktivitet ekonomik 46.557 biznese të shperndara sipas fushave ekonomike të paraqitura në tabelen e më poshtme:

 

Bashkia  Viti 2018                
   Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Tiranë     46,557               422     2,905      1,993   15,538         1,654         5,971      1,996     16,078

 

Të dhëna për buxhetin vendor:

Të ardhurat gjithsejt të buxhetit vendor në vitin 2018 janë 21.952.182 mije lekë, me një rritje ndaj vitit të mëparshëm prej 29.2 %. Të ardhurat e veta zënë 59.1 % të totalit të të ardhurave, me rritje prej 28.9 %.

Taksat vendore  zënë 67.6 % të të ardhurave vendore. Taksa e ndikimit në infrastrukture zë 63.4 %  ëe totalit të taksave dhe ka rritje ndaj vitit të mëparshëm 57.6%, ndërsa taksa ndaj pasurive të paluajteshme  zë 14.5 % të taksave vendore dhe është me rritje 7.4% ndaj vitit 2017.

Tarifat vendore zënë 32.4 % e të ardhurave vendore, me një rritje 23.9 %, ndërsa tarifa për shërbime publike është me rritje 13.4%, ndaj vitit të kaluar.

Shpenzimet e bashkisë Tiranë për vitin 2018 : Shpenzimet për komunitetin, infrastrukturen, ujsjellës-kanalizime, pastrim, strehim zënë 48 % të totalit, shpenzimet për arsimin 17 %, për mbrojtjen sociale 16.4 %, per transportin 14.2 %, per bujqesine 2.8 % etj.

Kryetar i Bashkisë: Erion Veliaj

Kryetar i Këshillit Bashkiak: Toni Gogu

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 61 Këshilltarë

Financat,

 

 

 

 

 

Projekte

“Bashkite per ne Evrope”, “Star II”, “Bashkite e Forta”, Programi i OKB “Askush te mos mbetet prapa”,

Projekti USAID “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore” dhe  projekti i BE+UNDP “ ReLoAd”.

Zyrat me nje ndalesë (OSSh) funksionojne prej vitit 2003, me 10 sportele duke u shërbyer qytetareve për të gjitha shërbimet administrative të bashkisë. Bashkia Tiranë ka afruar edhe shërbime online për qytetarët, si sherbimin “e-leje”, nëpërmjet të cilit qytetarët aplikojnë për të gjitha procedurat në fushën e urbanistikës/ zhvillimit urbanistik të territorit, “shërbimin e punesimit”, ku aplikohet online për një vend të lirë punë, aplikacionin “shërbime” ku jepen kategorite e shërbimeve bashkiake dhe dokumentacioni me të cilin aplikohet nga qytetaret në OSSH për të marrë shërbimin si dhe funksionojnë disa rrugë komunikimi online me qytetarët për administrimin e çdo kërkese, si: numri i gjelbër, shërbimi postar,  aplokacionin “Tirana Ime”, kutia postare e kryetarit të bashkisë, adresa zyrtare e email të bashkisë etj.

Bashkia Tiranë po bashkepunon me projektin “Star II” për ndërtimin brenda vitti 2020  të një sistemi të ri të organizimit dhe funksionimit të OSSH në bashki, njësi administrative dhe njësi bashkiake.

Vizioni i përcaktuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë përcakton një vizion strategjik për Tiranën, si një qytet metropolitan, policentrik dhe intensive, i mbështetur nga planet buxhetore afatmesem.

PPV i bashkisë Tiranë ka plane zhvillimi të çdo njësie administrative dhe bashkiake, që synojnë zhvillim të integruar të infrastrukturës rrugore dhe të transportit publik, rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, rrjetit elektrik etj, që i përgjigjet zhvillimit policentrik të Tiranës, që mbështet zhvillimin e biznesit, të qendrave industriale e tregtare, zhvillimin bashkëkohor dhe me standarte të arsimit e sporteve, të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale e strehimit, të trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike, përmirësimin cilësor dhe zgjerimin e të gjitha shërbimeve publike vendore ndaj qytetarëve, veçanërisht të pastrimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane, duke zgjeruar hapësirat publike të gjelbera dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Projektet: