Devoll
April 12, 2018
Finiq
April 12, 2018

Tepelenë

Bashkia Tepelene

Sipërfaqja: 431.24 km2

Popullsia: 16371

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Tepelenë                            7672            2829

* Qendër Tepelenë

* Kurvelesh

* Lopës

GJITHESEJ                         16371         5351

Numri i fshatrave: 24

Fshatrat Turistikë: Nivicë, Peshtan, Progonat, Këndrevicë

Pozita Gjeografike:

Tepelena kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë.

Profili:

Bashkia e Tepelenës është e përbërë me disa zona rurale, të cilat merren kryesisht me blegtori. Shërbimet e vogla tregtare dhe mbledhja e bimëve medicinale sigurojnë të ardhura për popullsinë vendase. Një nga projektet më të rëndësishme është ai i qendrës së qytetit të Tepelenës, ku synohet edhe rivitalizimi i kalasë së Ali Pashës në funksion të nxitjes së turizmit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po investon në ndërtimin e bypass-it të qytetit Tepelenë me një shumë prej 2.87 miliard lekësh, projekt i cili pritet të përfundojë brenda muajit mars të vitit 2020.

Zhvillimi ekonomik

Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Zona e Nivicës ka shënuar një rritje të investimeve përgjatë vitit 2018 dhe nga ana e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve është bërë e mundur investimi prej 450 milion lekësh i rrugës Tepelenë-Lekdush me gjatësi 12 km. Banorë vendas por dhe investitorë nga qytetet e tjera kanë investuar në ngritjen e hoteleve-bujtina dhe restoranteve tradicionale. Në fshatrat Nivicë dhe Peshtan është vënë re një rritje e numrit të turistëve të huaj.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Tepelenë

Sfidë është hapja e vendeve të punës në qytet dhe sidomos nxitja e sektorit të bimëve medicinale,  me të cilat ka mbijetuar një kategori jo e vogël e të papunëve. Bashkia do të duhet të gjejë rrugë të reja si mundësi për punësimin e banorëve të vet si hapja e  njësive të fasonëve apo njësive të vogla të prodhimeve artizanale. Në zonat rurale, nxitja e agrobiznesit dhe e baxhove të përpunimit të qumështit, e prodhimit të verës apo e produkteve tradicionale shihen si mundësia e vetme për të rritur kapacitetet tregtare të banorëve.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

75% – Buxheti i Shtetit

25% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqesia

  1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
  2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  4. Mbulimi me kullim dhe vaditje.
Nr Emertimi Pyje (ha) Kullote (ha) Siperfaqja

Bujqesore (ha)

kanale kullues (km) kanale vadites (km) Mbulohet me kullim(ha) Mbulohet me vaditje(ha)
1 Bashkia Tepelene 9584 20524 3297 20.5 41.9 1212 1750
2 Nj.A.Qender 6051 9282 1977 20.5 23.5 1212 1063
3 Nj.A.Kurvelesh 2780 6162 627 0 7.2 0 300
4 Nj.A.Lopes 753 5080 693 0 11.2 0 387

 

Prodhimet bujqesore me te rendesishme te bashkise Tepelene:

  • Drithera 800 ton
  • Jonxhe  1300 ton
  • Ullinj 500 ton
  • Perime 24 ton

Siperfaqet e gjelbra ne qytet      

  • 40 000 M2

Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale.   

  • 60%
  • Zona urbane 80 %
  • Zona rurale    25 %

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %     

  • 85 %

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

70 %

Edukimi 

Shkolla te mesme:

  • 1

Shkolla 9 vjecare

  • 24

Kopshte ne total  dhe sipas njesive administrative

16 kopshte ne total

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Tërmet Peçi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ylli Alika

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratë