Takimi i zhvilluar midis Ministrisë së Brendshme, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësues të Institutit Kosovar për Qeverisjen Lokale

Vlerësimi i gjëndjes së Mjedisit Detar
June 4, 2018
61 Koordinatorët e BE në Bashkitë e Shqipërisë marrin njohuritë e duhura në lidhje me komunikimin institucional
June 5, 2018

Takimi i zhvilluar midis Ministrisë së Brendshme, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësues të Institutit Kosovar për Qeverisjen Lokale

Takimi i datës 09/03/2018 i zhvilluar midis Ministrisë së Brendshme, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësues të Institutit Kosovar për Qeverisjen Lokale pati për synim prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave midis tyre Pikat kryesore të cilat u shqyrtuan ishin:
• Reforma Administrativo -Territoriale
• Decentralizimi
• Historiku dhe zhvillimet që ka arritur Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
• Synimi për shkëmbim eksperiencash dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Brendshme, AMVV dhe KLGI për të arritur standarte sa më të larta
• Të mos ulet niveli i shërbimeve publike
• Shëndetësia si pika kyçe në nivel vendor me mbështetjen e Bursës së Mjekësisë Kardiovaskulare
• Përgjegjësia e qeverisjes vendore në fushën e arsimit
Zv/ministri i Brendshëm Znj.Romina Kuko, Z.Bekim Murati Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe Z.Besnik Tahiri Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale theksuan nevojën e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi pasi ky takim pati vlerësim maksimal për punën e kryer midis palëve.
#MinistriaeBrendshme #AMVV #KLGI