Konferenca me objekt diskutimi “Bashkitë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE”

Mbledhja e Këshillit Konsultativ i Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore
June 6, 2018
Takimin për Kohezionin Social i cili përfaqëson rezultatin nr.1 të Programit të Qeverisë Shqipëtare dhe UN për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe për zhvillim 2017-2021
June 6, 2018

Konferenca me objekt diskutimi “Bashkitë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE”

Ditën e djeshme u zhvillua Konferenca me objekt diskutimi “Bashkitë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE” me pjesmarrjen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryebashkiakët dhe 61 Koordinatorët Vendorë të BE në bashkitë.
Ambasadorja e BE-së Sh.S.Znj.Vlahutin u shpreh se: “Decentralizimi fiskal është thelbësor në mënyrë që bashkitë në Shqipëri të marrin kontribute të konsiderueshme tatimore nga bizneset që operojnë në territorin e tyre”.
Rëndësi dhe peshë të madhe pati dhe fjalimi i Zv. Ministrit të Brendshëm Znj. Romina Kuko ku si përgjegjëse për Çështjet Vendore dhe Decentralizimin, e cila garantoi se mbështetja për qeverinë lokale do të jetë e vazhdueshme dhe me prioritet të veçantë, duke i dhënë një fokus gjithashtu edhe projekteve të partnerëve, të cilat kanë qenë një ndihmë e jashtëzakonshme në këtë proçes. Gjithashtu u theksua edhe roli i madh që kanë dhënë donatorët në proçesin e decentralizimit. Ngritja e njësive të integrimit në çdo bashki duke analizuar mundësinë për revizionimin e strategjisë ndërsektoriale dhe decentralizimin brenda këtij viti, në mënyrë që ajo të reflektojë sa më mirë problematikat e hasura deri tani. Në mbyllje të fjalimit shprehu gadishmërinë dhe dashamirësinë për mirëpritjen e çdo problemi.