Nenshkrimi i marrëveshjes për Praktikat e Mira të Bashkive ndërmjet Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektit DLDP

Takimi kushtuar bashkëpunimit ndërkufitar, mbajtur në Kukës
November 6, 2018
Mbledhja e gjashtë e Këshillit Konsultativ
November 6, 2018

Nenshkrimi i marrëveshjes për Praktikat e Mira të Bashkive ndërmjet Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektit DLDP

Sot më datë 02 Nëntor 2018 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qëndrore me Vetqeverisjen Vendore, në hapjen e të cilës u nënshkrua marrëveshja për Praktikat e Mira të Bashkive ndërmjet Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore dhe Projektit DLDP. Me përfaqësues Z. Bekim Murati dhe Znj. Valbona Karakaçi. Tashmë Donatori dhe projekti DLDP ranë dakord në parim me konfirmimin e Ministrisë së Brendshme që ta transferojë këtë produkt të tij drejt Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore, e cila do të veprojë në zbatim të një plani pune të përpiluar në bashkëpunim me projektin DLDP. Ky është një konkurs i cili në perfundim të tij do të klasifikojë Bashkinë me praktikën më të mirë në çfarëdo fushe që përfshin pushteti vendor.