Takimi rajonal i zhvilluar në Kukës për “Ekstremizimin e Dhunshëm”

Mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qëndrore Vetëqeverisje Vendore
February 7, 2019
Vizitë në Bashkinë Korçë
February 27, 2019

Takimi rajonal i zhvilluar në Kukës për “Ekstremizimin e Dhunshëm”

Për pasjen e një mjedisi më të sigurt, bazuar në respektimin e të drejtave dhe vlerave themelore, Këshilli i Ministrave me anë të VKM-së Nr, 930 datë, 18.11.2015, ka miratuar Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me synimin të kultivojmë një shoqëri që mbështetet mbi respektin që ndajmë bashkërisht për të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, barazinë dhe liritë themelore. Angazhimi jone eshte për të luftuar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në të gjitha format e shfaqjes se tij, që përbëjnë, aktualisht, kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë qoftë ne nivelin lokal dhe atë kombëtar. Ngritja e 52 Keshillave te Sigurise neper bashkitë do te trajtoje rastet kundër Ekstremizmit te Dhunshëm.

Synimi i kësaj Strategjie është nxitja e Institucioneve Shtetërore për angazhimin e Njesive të Veteqeverisjes Vendore, përfaqësuesit fetarë dhe aktorë të tjerë, me qëllim që t’i kundërvihet mesazhit dhe propagandës së ekstremizmit të dhunshëm, identifikimin e grupeve në nevojë, që janë ose mund të bëhen shënjestër e Ekstremizmit të Dhunshëm. Identifikimin dhe kuptimin e shqetësimeve sociale të komuniteteve të Bashkive, në mënyrë që të bëhet i mundur trajtimi i shkaqeve rrënjësore të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Takimi rajonal i zhvilluar në Kukës për “Ekstremizimin e Dhunshëm”