Mbledhja me temë “Fuqizimi i Rolit të Këshillit Konsultativ”

Pamje nga takimi i projektit Romacted
May 2, 2019
Në mbështetje të banorëve të Qarkut të Korçës mbi pasojat nga termeti i datës 1 Qershor 2019
August 9, 2019

Mbledhja me temë “Fuqizimi i Rolit të Këshillit Konsultativ”

Është organizuar dje më datë 23/05/2019 mbledhja me temë “Fuqizimi i Rolit të Këshillit Konsultativ” me pjesmarrjen e veçantë të Z. Orlando Fusco, Menaxher i Projektit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Znj. Romina Kuko, Zëvendësministër i Brendshëm si dhe Z. Bekim Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me:
1) Zbatimin e ligjit 139/2015 dhe stadi aktual i zbatimit të Strategjisë së Decentralizimit;
2) Seksion informativ, sikurse gjithë takimi, për të pasur ide shumë të qarta mbi detyrimet e përgjegjësitë që mbajnë dy pushtetet, qëndror dhe ai vendor;
3) Planin e Akteve për vitin 2019;
4) Koordinimin me Ministritë e linjës për përgatitjen e akteve;
5) Matricën e Kompetencave të Vetëqeverisjes Vendore 2019 prezantuar nga Z.Luigi Soreca ne mbledhjen e Keshillit Konsultativ date 1/4/2019 (Ngritja e Grupeve të Punës për plotësimin e detyrimeve që ngre raporti mbi Matricën).
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte konsolidimi i vendimarrjes nga anëtaret në përberje të Këshillit, informimi dhe perditsimi i njohurive të këtyre anëtareve mbi rolin dhe funksionimin e Këshillit, si organi i vetëm konsultues.