Pamje nga takimi i projektit Romacted

Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit
May 2, 2019
Mbledhja me temë “Fuqizimi i Rolit të Këshillit Konsultativ”
May 24, 2019

Pamje nga takimi i projektit Romacted

Pamje nga takimi i sotëm ku Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore mori pjesë së bashku me përfaqësues të projektit Romacted, Ministritë të linjës dhe përfaqësues të Bashkive.
Projekti Romacted është një projekt i cili ka në fokus përmirësimin e shërbimeve për komunitetin Rom, në të gjitha bashkitë e vendit për shkak të problematikave me të cilat ata përballen siç është strehimi, punësimi, mbrojtja sociale e kulturore e komunitetit. Angazhimi i bashkive për këtë projekt është në nivelin maksimal dhe po jep frytet e duhura në përkrahje të popullsisë Rome.