Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit

Takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore”
May 2, 2019
Pamje nga takimi i projektit Romacted
May 2, 2019

Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit

Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit është një nga aktivitetet kryesore të STAR2 – “Konsolidimi i Projektit të Reformës Administrative Territoriale”. Kjo asistencë përfshin analizën, projektimin e zhvillimin, vendosjen, trajnimin e mirëmbajtjen si dhe mbështetjen për 49 bashkitë e synuara. Ky projekt në vazhdimësinë e tij arriti që dje me 15 Prill 2019 të hapi edhe 3 qëndra ”One Stop Shop” në bashkitë Belsh, Lushnjë dhe Mallakastër. Numri i tyre arriti në 15 zyra me një ndalesë, ku gjatë muajit Prill synohet të arrihet në 20 të tilla për një efikasitet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët duke eliminuar zvarritjet dhe reduktuar kohën në dhënien e shërbimeve.