Takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore”

Konferenca Kombëtare “Iniciativa e Dimensionit Social”
May 2, 2019
Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit
May 2, 2019

Takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore”

U organizua dje në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Proçedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.
Zbatimi i Reformës Administrative Territoriale, Strategjisë së Decentralizimit, dhe Ligjit për Qeverisjen Vendore, zgjeroi jo vetëm territorin dhe popullsinë e bashkive, funksionet e kompetencat e tyre, por shtoi edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për shërbime më të mira, transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje.
Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, 61 bashkitë u përballën me nevojën për të forcuar kapacitetet e tyre institucionale, duke u bazuar në procedura ligjore për një administratë profesioniste.
Forcimi i njohurive dhe aftësive të administratës vendore për zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe avancimi i mëtejshëm me hartimin e Proçedurave Standarde të Veprimit për funksionet e qeverisjes vendore është një hap përpara drejt operacionalizimit të proceseve të punës që ndihmon kryetarët e bashkive për të përmirësuar më tej menaxhimin dhe rritjen e performancës së bashkive.