Takim për analizën vjetore të punës për vitin 2015

Takim për analizën vjetore të punës për vitin 2015

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe institucionet në varësi të tij, zhvilluan takimin e radhës për analizën vjetore të punës për vitin 2015.

Në këtë takim u prezantuan puna dhe arritjet gjatë vitit 2015  si dhe objektivat dhe sfidat për vitin 2016

Gjatë takimit u evidentua dhe konkludua se në fushën e qeverisjes vendore janë shënuar arritje të rëndësishme, në kuadrin legjislativ, politik dhe atë operacional, duke mundësuar krijimin e kushteve të duhura për një qeverisje vendore më efiçente dhe në shërbim të qytetarëve.

16-02-2016