Himarë
April 12, 2018
Kolonjë
April 12, 2018

Skrapar

Bashkia Skrapar

Sipërfaqja: 831.44 km2

Popullsia: 17,103

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Çorovodë                           5853            1513

* Potom                                1099            344

* Çepan                                 968              364

* Leshnjë                              4639            1513

* Zhepë                                2264             722

* Vendreshë

* Bogovë                             3099              1030

* Gjerbës

GJITHËSEJ                        17493           5486

Numri i fshatrave: 106

Fshatra Turistikë: Blezenckë, Bogovë

Pozita Gjeografike:

Skrapari kufizohet në veri me bashkinë Gramsh, në perëndim me bashkitë Berat dhe Poliçan, në jug-perëndim me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Përmet dhe në lindje me bashkitë Maliq e Korçë.

Profili:

Bashkia e re e Skraparit ka një reliev të thyer malor, i cili ka një territor shumë të gjerë dhe popullsi të ulët.

Zhvillimi ekonomik

Skrapari si burim kryesor ka të ardhurat që vijnë nga blegtoria dhe bujqësia, prodhime mjaft të vlerësuara këto në tregjet e vendit. Vitet e fundit Skraparit ka marrë një vëmendje të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Kanionet e Skraparit, po tërheqin çdo ditë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe vendas. Turizmi fetar është një tjetër resurs i kësaj zone. Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit si dhe industrisë. Në rritje rezultojnë gjithashtu bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve sidomos akomodimit dhe shërbimit ushqimor në vijim të investimeve të reja në turizëm.


Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Skrapar

Terreni i vështirë malor bën që investimet e nevojshme për ndërtimin apo mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore të jenë të larta dhe përtej mundësive ekonomike të kufizuara të bashkisë së re. Puna për një administrim të mirë të bizneseve të gurit është një sfidë tjetër mjaft e rëndësishme me të cilën të përballet bashkia. Shfrytëzimi pa kriter i zonës së nxjerrjes së gurit dekorativ po bën që mali të shkatërrohet, si dhe përbën rrezik për erozion.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

80% – Buxheti i Shtetit

20% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

Bujqësia

SISTEMI I PËRDORIMIT TË TOKËS PËRQINDJA   %
Sistemi natyror I përdorimit të tokës 83.41
Sistemi ujor I përdorimit të tokës 1.41
Sitemi bujqeësor I përdorimit të tokës 12.51
Sistemi urban I përdorimit të tokës 1.88
Sistemi infrastrukturor I përdorimit t ë tokës 0.79

 

Hapësirat publike dhe sheshet ndodhen vetem në Qytet dhe një shesh I shtruar me pllakë në fshatin Gjerbës. Hapsirat publike gjenden në hyrje të qytetit të Corovodës si dhe në anë të Kinemasë, në gjithë pjesën tjëtër të territorit nuk ofrohet sheshe urbane ose ndriçim.

Furnizimi me uje të pijshëm ofrohet vetëm për qytetin e Corovodës, rreth 93%  uji merret nga lumi Guaku me një infrastrukturë të amortizuar, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet më ndërprerje me 7.5 orë në dirtë mesatarisht.

Mbulimi me pastrim. Ofrohet në të gjithë Qytetin e Corovodës nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve.

Kanalizime. Për qytetin e Corovodës mbulimi me kanalizime është 39 % në vitin 2017 me objektiv 41 % për vitin 2018 Nuk ofrohet shërbimi I kanalizimeve të ujërave të zeza, 0% kanalizime për Njësitë administrative dhe fshatrat e tjerë.

Edukimi

Janë gjithsej 53 shkolla 9 vjeçare në Bashkinë e Skraparit, dy prej të cilave ndodhen në qytet dhe të tjerat ndodhen në fshatra. Në fshatrat Koprencë, Molla, Trebel, Leskovë, Flog, Kapinovë, Gostenckë, Lavdar, Viscokë dhe Liqeth ka shkolla 9 vjeçare por të cilat nuk funksionojnë.

Janë dy shkolla të mesme një në Qytet dhe një në Njësinë administrative Potom, gjithashtu dhe një konvikt.

Janë 11 kopshte dhe një çerdhe. Në qytet ndodhen tre kopështe dhe një çerdhe, ndërsa 8  kopshtet e tjerë janë të shpërndarë në fshatra.

Sipërmarrja private:

Sipërmarrjet private janë kryesisht ato të ofrimit të shërbime dhe Sipërmarrjet e nxjerrjes dhe shfrytëzimit të gurit.

Fermat bujqësore ose baxhove që kryesisht janë sezonale.

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Adriatik Mema

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Edlira Shkëmbi

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratës: 379