Sarandë
April 12, 2018
Gjirokastër
April 12, 2018

Selenicë

Bashkia Selenicë

Sipërfaqja: 561.24 km2

Popullsia:
34,513

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Selenicë                            6713               2233

* Armen                              6657               1879

* Vllahinë                           6879               2056

* Sevaster                            3044               842

* Kotë                                  6548              1827

* Brataj                                4672              1353

GJITHESEJ                     34513              10190

Numri i fshatrave: 47

Fshatra Turistikë: Drashovicë, Sevaster

Pozita Gjeografike

Bashkia e Selenicës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Mallakastër, Tepelenë dhe Memaliaj, në jug me bashkinë Himarë dhe perëndim me bashkinë Vlorë.

Profili:

Bashkia e Selenicës shtrihet në një zonë kodrinore në bregun e majtë të lumit Vjosa si dhe përgjatë lumit Shushicë. Bashkia e re ka në territorin e saj minierën historike të bitumit në Selenicë, si dhe zonën naftëmbajtëse të Vllahinës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Selenicës në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit.

Zhvillimi ekonomik

Bujqësia dhe blegtoria është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë së re, popullsia e të cilës bazohet veçanërisht shumë te remitancat nga emigracioni për të siguruar të ardhurat e saj. Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit të cilat rezultojnë në rritje.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Selenicë

Ndotja mjedisore në zonën e Vllahinës e shkaktuar nga industria e naftës, zhvillimi i infrastrukturës ndërlidhëse të komunave përbërëse me qytetin e Selenicës, si dhe zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë identifikohen si sfidat kryesore të bashkisë. Rehabilitimi i territorit të ndotur nga nafta dhe nga gazi është një proces i kushtueshëm që sugjerohet se duhet të kryhet nga pronari i këtyre puseve, kompania shtetërore e naftës Albpetrol. Si zonë kodrinore me klimë të butë, Selenica dhe komunat përbërëse janë zonë e përshtatshme për zhvillimin e drurëve frutorë, ndërsa Lumi Vjosë mund të përdoret për turizmin e aventurës.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

77% – Buxheti i Shtetit

23% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

 

Bujqësia

 

 

 

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet —

Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale. 40%

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 80-85%

Mbulim me sherbim pastrimi ne % 90%

Edukimi

Shkolla te mesme: 8

9 vjecare: 23

Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative: 22

Çerdhe: 0

 

 

 

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Pëllumb Binaj

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Xhezmi Sinani

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 21

Numri i punonjësve të administratës: 205