Rreth Nesh

Agjencia ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Mbështet ministrin përgjegjës për çështjet vendore në koordinimin e punës për zbatimin e politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore;

b) Monitoron zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2015–2020, si dhe planit të veprimit përkatës;

c) Informon periodikisht institucionet publike, grupet e interesit dhe qytetarët mbi çështjet që lidhen me qeverisjen vendore;

ç) Bashkëpunon me strukturën përkatëse të ministrisë përgjegjëse për çështjet vendore për propozimin dhe përmirësimin e akteve ligjore e nënligjore në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2015–2020;

d) Mbështet ministrin përgjegjës për çështjet vendore për krijimin dhe administrimin e një sistemi kombëtar unik, me synim zbatimin e funksioneve të deleguara të vetëqeverisjes vendore;

dh) Siguron informacione lidhur me çështjet e vetëqeverisjes vendore, me qëllim koordinimin e institucioneve publike qendrore e vendore dhe harton raporte, analiza periodike mbi këto çështje;

e) Ofron këshillim ligjor dhe teknik për njësitë e vetëqeverisjes vendore në procesin e ushtrimit të funksioneve të tyre;

ë) Shërben si qendër e evidentimit dhe e promovimit të praktikave më të mira dhe/ose modeleve rekomanduese për çështjet e vetëqeverisjes vendore;

f) Bashkërendon me strukturën përkatëse të ministrisë përgjegjëse për çështjet vendore për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe
të marrëveshjeve ndërkombëtare;

g) Mbështet ministrinë përgjegjëse për çështjet vendore (në rolin e një sekretariati teknik) në koordinimin e punës me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështesin zhvillimin e njësive
të vetëqeverisjes vendore;

gj) Raporton periodikisht pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore mbi veprimtarinë e saj dhe për realizimin e detyrave e të përgjegjësive të përcaktuara në këtë vendim.”.

Organika dhe struktura e Agjencisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.”.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet vendore.

Baza ligjore për funksionet mbi të cilat mbështetet veprimtaria e Agjencisë për Mbështetje të Veteqeverisjes Vendore:

1) VKM nr.83, datë 28.01.2015 “Për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale”;

2) VKM nr.11, datë 12.01.2018 “Për disa ndryshime në VKM nr.83, datë 28.01.2015 “Për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale”;

3) Ligji nr.139, datë 17.12.2015 “Për veteqeverisjen vendore”;

4) Ligji nr.115, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrative territoriale në RSH”;

5) VKM nr.510, datë 10.06.2015 “Për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të pa trupëzuara, të arkivave dhe të cdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativ-territorial”;

6) Udhëzim i përbashkët i Ministrit për Çështjet Vendore dhe Ministrit të Financave nr.3237, datë 16.07.2015 “Për proçedurat, afatet kohore, standartet dhe kriteret e plotësimit të dokumentacionit të nevojshem, për riorganizimin administrativ-territorial”;

7) VKM nr.691, datë 29.07.2015 “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizmin dhe qeverisjen vendore 2015 – 2020”;

8) Urdhër i Kryeministrit, nr.127, datë 16.09.2015 “Për marrjen e masave në kuadër dhe në funksion të zbatimit të strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore”;

9) VKM nr.910, datë 21.12.2016 “Për çështjet objekt konsultimi dhe strukturën, proçedurën, formën, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Veteqeverisjen Vendore”;

10) VKM nr.751, datë 19.12.2018 “Për disa ndryshime e shtesa në VKM nr.910, datë 21.12.2016 “Për çështjet objekt konsultimi dhe strukturën, proçedurën, formën, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Veteqeverisjen Vendore”;

11) Ligji nr. 68, datë 24.07.2017 “Për financat e veteqeverisjes vendore”;

12) Ligjet vjetore të buxhetit nga viti 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019 për miratimin e buxhetit vendor dhe mbështetja nga buxheti i shtetit i reformës së decentralizimit për funksionet e transferuara njësive të veteqeverisjes vendore;

13) Aktet ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të reformës së decentralizimit dhe qeverisjes vendore, për funksionet e transferuara si rrugët rurale, ujitja e kullimi, ujsjellësat, pyjet dhe kullotat, mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi, arsimi parashkollor dhe përkrahja e ndihma sociale;

14) Vendim nr.930, datë 18.11.2015, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”;

15) Vendim nr.450, datë 26.07.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të Integrimit Evropian, ndërmjet Qeverisjes Qendore dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”;

16) Vendim nr. 241, datë 20.04.2018 “Për miratimin e Planit të Veprimit 2018-2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020, e të Pasaportës së Indikatorëve, krijimin, funksionimin dhe detyrat e Komitetit Koordinator për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korruspionit 2015-2020, dhe Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion”;

17) Vendim nr. 447, datë 26.07.2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.319, datë 15.04.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015-2020.