Shijak
April 12, 2018
Divjak
April 12, 2018

Prrenjas

BASHKIA PRRENJAS                                                                                                                                 

Popullsia : 24.906 banore

( sipas RGJCivile 33.031 )

Siperfaqja : 322.95 km2

4 Njesi administrative :

 

Njesia                 Nr. Banoreve                     Nr. Familjeve

Prrenjas                  8953                                   2836

Qukes                   10790                                    3290

Rrajce                   10856                                    3293

Stravaj                    2875                                      931

Totali                 33 474                              10 350

 

Fshatra gjithesej : 25

Fshatra turistike : Rajce ,Skenderbej.

Zona Gjeografike: Përrenjasi kufizohet në veri me bashkinë Librazhd, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me Bashkinë Pogradec dhe në perëndim me Bashkinë Elbasan. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Përrenjasit.

Te gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Librazhdit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 25 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e re e Përrenjasit përfshin sipërfaqe të shumta pyjore dhe burime të bollshme hidrike si dhe një fushë pjellore. Nëntoka është e pasur me krom, ndërkohë që ky mineral shfrytëzohet aktualisht në dy prej fshatrave të bashkisë së re.

Zonat e Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt kanë sipërfaqen më të madhe të pyjeve në këtë zonë. Bashkia e re e Përrenjasit ka një pozicion të favorshëm gjeografik, pasi gjendet fare pranë dy pikave doganore me Maqedoninë,nj avantazh për nxitjen e sipërmarrjes dhe shtimin e vendeve të punës.

Në të gjithë bashkinë e re rezultojnë të regjistruara 234 biznese, të cilat e kryejnë aktivitetin e tyre kryesisht në shërbime. Një pjesë e vogël e bizneseve merren me kultivimin e troftës.

Bashkia e Përrenjasit ka potenciale të pashfrytëzuara për turizëm natyror. Me historinë e pasur të zonës së Rrajcës, ku ndodhet shkëmbi i Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij si dhe me bukuritë natyrore të Sopotit, zona mund të kthehej në një destinacion për vizitorë vendas dhe të huaj.

Etnografia e pasur me këngët dhe vallet karakteristike të zonës do të ndihmonin për këtë qëllim, por mungesa e infrastrukturës rrugore i bën këto resurse të veshtira per turistët.Fshatrat Rajce dhe Skenderbej jane pjese e projektit kombetar “100 Fshatra “.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Punesimi mbetet sfida kryesore për bashkine e Përrenjasit .Investimet në fasoneri konsiderohen një mundësi e mirë për punësimin e grave të zonës, ndaj nxitja e bizneseve të kësaj fushe duhet të jetë një prioritet .

Reabilitimi i infrastrukturës rrugore të fshatrave konsiderohet një tjetër sfidë e rëndësishme për zhvillimin e bashkisë . Nga ana tjetër, qyteti duhet te zgjidhe furnizimin me uje të pijshëm,.

Nje nga  detyrat kryesore e bashkisë s është mbrojtja e pyjeve dhe mirëadministrimi i aseteve minerare, në mënyrë që këto resurse të kthehen në të ardhura për buxhetin e bashkisë dhe komunitetit

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Prrenjas  500  101  41  11  155  22  111  5  54

 

 

 

 

 

Bujqesia

         Njesia Admin.                         Sip. ha

Prrenjas                                     569

Rrajce                                       1 742

Qukes                                        2 881

Stravaj                                       894

                                                Totali    6 086 ha

Sperfaqet e gjelbra ne qytet.

Siperfaqe lulishteje me gjelberim  jane 12 860 m 2

 

Mbulimi me sherbim pastrimi

Zonat urbane mbulohen 100% me sherbimin e pastrimit, ndersa ne zonat rurale mbulimi i sherbimit eshte ne masen 52%.

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Njesia Administrative Prrenjas   100%

Njesia Administrative Rrajce        78 %

Njesia Administrative Qukes        45 %

Njesia Administrative Stravaj       69 %

 

Edukimi

Njesia                   Shkolla te mesme            Shkolla 9 vjecare              Kopshte               Cerdhe

Prrenjas               1                                              2                                              1                              1

Rrajce                   2                                              2

Qukes                   1

Stravaj

Shenim: Shkollat e mesme, pervec qytetit jane te pergjithshme, pra nga kopshti deri tek klasa e dymbedhjete. E njejta gje edhe per shkollat 9 vjecare. Kane grupe kopshti ne varesi.

 

Ekonomia

Ndertimi 8, prodhuesit e te mirave 28, tregetia 164, transporti dhe magazinimi 28, akomodimi dhe sherbimi ushqimor 112, informacioni dhe komunikacioni 5, sherbime te tjera  61.

Një pjesë e vogël e bizneseve merren me kultivimin e troftës.

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

RELOAD

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetar i Bashkise : Nuri Belba

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Flutura Haka

Nr i keshilltareve : 21

Nr i punonjesve   298