Patos
April 12, 2018
Tropojë
April 12, 2018

Poliçan

Bashkia Poliçan

Sipërfaqja: 272.01 km2

Popullsia:    17,276

Njësi administrative       Nr.banorë     Nr.familje

* Poliçan                            7868             2932

* Tërpan                              2359             773

* Vërtop                              7049            2176

GJITHËSEJ                       17,276        5881

Numri i fshatrave: 26

Fshatra Turistikë: Kapinovë

Pozita Gjeografike

Poliçani kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë Berat, në lindje me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug dhe jug-lindje me bashkinë Memaliaj.

Profili:

Bashkia e re e Poliçanit përbëhet nga qyteza ish-industriale e Poliçanit dhe dy njësi administrative të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qytezën pasi kanë qenë më parë pjesë e rrethit Berat. Nga këto, ish-komuna Tërpan, e cila shtrihet në një terren të thyer malor është më problematike për shkak se është ngushtësisht e lidhur me Beratin dhe jo me qendrën e re administrative. 

Zhvillimi ekonomik

Shfrytëzimi i rezervave të gurit vijon sot në mënyrë private. Industria e nxjerrjes së gurit dekorativ është në ditët e sotme një resurs i konsiderueshëm ekonomik për zonën. Të ardhurat në zonat rurale vijnë kryesisht nga kultivimi i ullirit dhe rrushit, por edhe drurëve të tjerë frutorë si gështenjat, arrat dhe fiqtë..Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë dhe të pyjeve. Disiplinimi i shfrytëzimit të rezervave të gurit, si dhe transferimi i rentës minerare nga qeveria qendrore për këtë bashki, mund të krijojnë një bazë për zhvillim ekonomik. 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Poliçan

Bashkia ka nevojë imediate të mbrojë parkun kombëtar të Tomorit nga prerjet e paligjshme të pyjeve si dhe do të duhet të kujdeset për infrastrukturën e komunës Tërpan, e cila shpesh gjatë dimrit bllokohet nga dëbora. Qyteti i Poliçanit vuan aktualisht nga furnizimi me ujë për shkak të vjetërsimit të rrjetit të shpërndarjes, pavarësisht se burimet ujore të zonës janë të pafundme.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

90% – Buxheti i Shtetit

10% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Sistemi i fumizimit me ujë

Qendra e Bashkisë Poliçan furnizohet me ujë. Rrjeti është i vjetër dhe problematik. Ka pasur disa ndërhyrje përmirësuese, si veprat e rindërtimit në lagjet Qendër, Plirëz dhe Shkallet e Kombinatit Mekanik. Në Poliçan ndodhen zyrat e ujësjellësit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e rrjetit dhe rehabilitimin e difekteve që mund të paraqiten.

Për vendbanimet e tjera e Bashkisë Poliçan, ato shërbehen nga puse ose ne disa raste nga ujë mbledhës  natyror, qe furnizojnë depozitat që disponojnë në shtëpi.

Bujqësia

Sistemi I përdorimit të tokës Përqindja %
Sistemi natyror I përdorimit të tokës 70.33
Sitemi ujor 1.38
Sistemi bujqësor 23.60
Sistemi urban 3.42
Sistemi infrastrukturor 1.26

 

Edukimi

Në Bashkinë Poliçan ndodhet , 1 shkollë e mesme, 1 shkollë 9 Vjeçare dhe 2 kopshte, Ndodhen 6 shkolla 9 vjeçare në Njësinë administrative Tërpan të ndara në fshatrat, Zhitom, Vokopolë, Tërpan, Rehovë, Tozhar, dhe Teman. Në njësinë administrative Vertop, ndodhen 10 shkolla 9 vjeçare dhe 1 shkollë e mesme. Shkollat ndodhen në fshatrat, Vërtop, Mbreshtan, Mbrakull, Vodicë, Fushë Peshtan, Zgërbonjë, Tomorr i Vogël, Lybeshë, Kapinovë, Drenovë.

Sipërmarrjet Private

NR Lloji I biznesit M2 Punonjës
1 Shoqeri Vere 300 3
2 Baxho 200 3
3 Perpunim mishi 100 4
4 Prodhim konservash 250 8
5 Përpunim lëkure 1000 10

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Adriatik Zotkaj

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Mimoza Lulaj

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administrates: 283