Librazhd
April 12, 2018
Kavajë
April 12, 2018

Pogradec

BASHKIA POGRADEC                                                                          

 Popullsia : 61.530  banore  ( 90.976 sipas RGJ Civile)

Siperfaqja : 548.77 km2

7 Njesite administrative :

*Pogradec

*Udenisht

*Bucimas

*Cerrave

*Dardhas

*Trebinje

*Proptisht

*Velcan.

Fshatra gjithesej : 72

Fshatra turistike : Tushemisht,Lin,Gurras

Zona Gjeografike: Pogradeci kufizohet në veri me bashkinë Prrenjas, në perëndim me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Maliq, në juglindje me bashkinë Pustec, ndërsa në lindje me Republikën e Maqedonisë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Pogradecit.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pogradecit dhe qarkut të Korçës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 72 fshatra.

Profili i bashkisë

Bashkia e Pogradecit do të bashkojë në një  të vetme të gjitha njësitë e rrethit të deritanishëm të Pogradecit duke ruajtur të njëjtët kufij territorialë që ka pasur deri tani rrethi. Qytetit të Pogradecit dhe komunave Udënisht e Buçimash që shtrihen përgjatë Liqenit të Ohrit dhe orientohen drejt turizmit, me ndarjen e re territoriale i bashkohen dhe disa zona të thella malore,. Banorët i janë përshtatur relievit malor dhe mbijetojnë me vështirësi, çka i detyron të gjejnë zgjidhje tek pyjet ose tek minierat e braktisura.Për shumë familje kryesisht nga fshatrat përreth Pogradecit, vendi fqinj i Maqedonisë është zgjidhja për punësim ditor ose sezonal. Liqeni mbetet një tjetër pikë referimi për një pjesë të mirë të popullsisë .Asetet kulturore në zonë janë të shumta por pak të njohura pasi deri më tani kanë munguar politikat e promovimit. Pogradeci dhe fshatrat pranë tij, për shkak se janë kthyer në një destinacion turistik, kanë pasur një hov të sektorit të ndërtimit .

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Sfidat me te cilat  përballet pushteti vendor janë të shumta por kryesore mbetet hartimi i politikave për gjithëpërfshirjen e zonave të ndryshme në strategjitë e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të bashkisë së re. Bashkisë së re do i nevojitet hartimi dhe mbështetja e një plani konkret të nxitjes së turizmit veror dhe kulturor, duke gërshetuar strategji që i drejtohen turistëve vendas por dhe të huaj, qoftë gjatë sezonit veror qoftë gjatë atij dimëror. I vetmi transport publik ujor, linja e shumëpërfolur e tragetit Ohër –Pogradec, është e njënashme pasi ajo nuk mundëson transportin e turistëve shqiptarë drejt Maqedonisë, ndaj bashkisë së re i nevojitet një strategji e qartë për nxitjen ose mbështetjen e këtij sektori.Strategjitë e deritanishme të punësimit në nivel vendor janë thuajse inekzistente, ndaj një nga sfidat e identifikuara më shpesh nga komuniteti është domosdoshmëria e planeve strategjikë që mund të tërheqin investitorët. Bashkia do të duhet të gjejë rrugë të reja për menaxhimin e liqenit dhe prodhimeve të tij të cilat tregtohen rëndom jashtë çdo standardi higjeno-sanitar ndërsa mungojnë fabrikat e konservimit dhe përpunimit të peshkut por edhe për prodhimet bujqësore, të cilat do të ofronin një mundësi të mirë punësimi për banorët e zonës.Fshatrat Tushemisht,Lin,Gurras jane perfshire ne projektin kombetar te “100 fshatrave”.

Sektori i artizanatit, i cili ofron mundësi punësimi sidomos për gratë në zonat rurale, ka hedhur hapat e parë drejt zhvillimit dhe bashkisë së re do i duhet që të mbështesë dhe nxisë rritjen e kapaciteteve të punësimit në këtë drejtim.

Sporti dhe kultura janë dy sektorë me interes për banorët por të braktisur nga mbështetja financiare dhe infrastrukturore cka do ta verë bashkinë përballë domosdoshmërisë së gjetjes së mekanizmave për t’i rikthyer ato në qendër të vëmendjes. Klubi shumësportësh, hartimi i kalendarit sportiv, prezantimi i aseteve kulturore dhe të kulinarisë janë një tjetër prizëm që identifikohet si sfidë për qeverisjen e re vendore.

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Pogradec  2 491  751  132  48  740  129  348  26  317

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetar i Bashkise : Ilir Xhangolli

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Sotiraq Mangeri

Nr.i keshilltareve : 31

 

 

Projektet:

Prezenca e OSBE-së është në përfundim të një projekti të titulluar “Regional inter-municipal cooperation for promotion of self-employment of Women and youth” i cili është zbatuar në dy bashki të Shqipëris (Pogradec dhe Përrenjas) dhe nga dy bashki në Maqedoni (Ohrid dhe Strugë) dhe dy në Bosnjë (Teslic dhe Teslanj). Projekti ka kryer një studim për të parë praktikat më të mira në fushën e start-up-eve dhe zhvillimit alternativ. Konferenca finale e këtij projekti do të mbahet gjatë muajit qershor 2018 në Pogradec.

Gjithashtu, gjatë 2017 dhe 2018 Prezenca është e fokusuar në 2 qarqe Shkodër dhe Vlorë në lidhje me masat ndërgjegjësuese anti-kanabis në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe task-forcat vendore Vlorë dhe Shkodër. Si rezultat, aktivitetet ndërgjegjësuese janë kryer në bashkitë Selenicë, Delvinë, Vau i Dejës, Orikum, Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Në kuadër të asistencës për grupin ndër-institucioonal kundër krimit mjedisor (projekt i asistuar që prej 2015 nga Prezenca)  me fokus në nivel qendror dhe vendor, në 2018 aktivitetet do të fokusohen në Vlorë, Korçë, Elbasan, Pukë, Krujë, Bajram Curri.


Programi ROMACTED “Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor” vepron në shtatë bashki partnere, specifikisht në Vlorë, Roskovec, Fier, Përmet, Korcë, Pogradec dhe Elbasan.

Duke qenë se Programi ka filluar zbatimin në Shqipëri, në 09 Tetor 2017, sapo kemi përfunduar fazën I, atë të ndërtimit të angazhimit tek të gjithë aktorët e interesuar.