Libohovë
April 12, 2018
Këlcyrë
April 12, 2018

Përmet

Bashkia Përmet

Sipërfaqja: 601.95 km2

Popullsia: 19461

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Përmet                              9764

* Petran                               3055

* Çarçovë                            2843

* Frashër                              609

* Piskovë                             3190

GJITHESEJ                       19461

Numri i fshatrave: 49

Fshatrat Turistikë: Leusë, Kosinë, Bënjë, Bual

Pozita Gjeografike

Përmeti kufizohet në veri me bashkinë Skrapar, në lindje me bashkinë Kolonjë, në perëndim me bashkinë Libohovë dhe Këlcyrë.

Profili:

Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, por edhe historike. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat  kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri,  Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga  disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Përmetit në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit.

Zhvillimi ekonomik

Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Bizneset janë të shpërndara në mënyrë thuajse të barabartë mes shërbimeve dhe   prodhimit të produkteve të bujqësisë dhe blegtorisë. Harmonizimi i politikave të qeverisë qendrore me atë vendore konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi mjetet financiare të Bashkisë së Përmetit janë të pakëta.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Përmet

Bashkia ka përgjegjësi të ruajë pasuritë natyrore dhe kulturore, pasi shumë prej tyre rrezikojnë të dëmtohen. Bashkia do të duhet gjithashtu të çojë përpara përpjekjet për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në Lengaricë dhe në Vjosë, pasi ato dëmtojnë resurset turistike të zonës. Bashkisë do t`i duhet të shtojë lidhjet me programe ndërkombëtare për të thithur donatorë dhe mbështetur sektorin turistik.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

90% – Buxheti i Shtetit

10% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

 

Bujqesia

  1. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  • Siperfaqja e tokes bujqesore
Nr. NJESIA ADMINISTRATIVE NJESIA TOKE BUJQESORE
1 Çarçove ha 916
2 Petran ha 653
3 Piskove Ha 1399
4 Frasher ha 702

 

  • Prodhimet Bujqesore me te Rendesishme
  • Drithera: 2800 ton
  • Jonxhe: 15000 ton
  • Perime: 2300 ton
  • Rrush: 700 ton

Edukimi

  1. Shkolla te mesme :
  • Jane 2 (ne qytetin e Permetit dhe ne Njesine Administrative Piskove)
  1. 9 vjecare jane :
  • Ne Njesine Carshove 4 shkolla
  • Ne Njesine Petran jane 3 shkolla
  • Ne Njesine Piskove jane 8 shkolla
  1. kopshte ne total dhe sipas njesive administrative:
  • 2 ne Permet ,
  • 4 Njesia Piskove,
  • 2 Njesia Petran .
  1. Cerdhe
  • 1 ne Permet

Sipermarrja private:

Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik,

Në Bashkinë Përmet ushtrojnë aktivitet rreth 428 biznese, nga këto 16 biznese janë biznese të mëdhenj dhe  367 janë biznes i vogël . Pra siç shihet biznesi i vogel zë rreth 86 % dhe biznesi i madh rreth 14 %.

Sipas llojit të aktivitetit bizneset grupohen ne :

  • TVSH 61
  • Artizanë 32
  • Industriale 56
  • Prodhim 40
  • Prof të lira 20
  • Shërbime 40
  • Transport 15
  • Ushqim Social 80
  • Ushqimore 84

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “RELOAD”
  • “Bashki të Forta”
  • “ROMACTED”

Kryetari i bashkisë: Alma Hoxha

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Anila Mihali

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratës: 313