Këlcyrë
April 12, 2018
Berat
April 12, 2018

Memaliaj

Bashkia Memaliaj

Sipërfaqja: 272.03 km2

Popullsia: 20,136

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Memaliaj

* Njësia Qendër Memaliaj

* Luftinjë

* Qesarat

* Krahës

* Buz

GJITHESEJ                        20136        6829

Numri i fshatrave: 53

Fshatra Turistikë: Kalivaç, Koshtan, Toç

Pozita Gjeografike

Memaliaj kufizohet në veri me bashkinë Mallakstër, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Tepelenë dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë.

Profili:

Zona e re që është krijuar në bashkinë Memaliaj me njësinë administrative shtrihet kryesisht buzë Lumit Vjosa. Ajo ka përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Memaliajt në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit.

Zhvillimi ekonomik

Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë vijnë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor. Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit të cilat shënuan rritje. Në rënie të lehtë rezultojnë bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, ndërsa rritje shënuan bizneset e akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Memaliaj

Sfidat e bashkisë lidhen me  konsolidimin e burimeve njerëzore dhe zgjidhja e problematikave të mbartura prej vitesh. Nxitja e njësive të vogla të përpunimit të qumështit, mbrojtja e bagëtive nga disa sëmundje të rrezikshme infektive, por edhe investimet në bujqësi, në drejtim të ngritjes së sistemit të vaditjes do të duhet të zgjidhen nga administrata e bashkisë. Bashkia duhet të shohë mundësinë e mbështetjes së serave të vogla të prodhimit të hershëm të perimeve si një mënyrë për të rritur ekonominë e familjeve të zonës.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

93% – Buxheti i Shtetit

7% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqesia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative

  • Pyje 9900ha,
  • Kullota    8395 ha
Ekonomite Eko pyjore  (ha) Eko kullosore  (ha)
Buz 4686.79 3857.71
Krahes 3928.1 1038.59
Dragot 636.78
Qender 708.18

 

Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive.

  • Krahes 1980ha,
  • Buz          1970ha,
  • Qesarat 1300ha,
  • Mem. 1250ha,
  • Luftinje   2200ha,

Prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.

  • Drithra 66 ton
  • Jonxhe 000 ton
  • Ullinj 800 ton
  • Rrush 700 ton

Kanale kulluese dhe ujitese km ne total

  • 17 km

Mbulimi me kullim dhe vaditje

84.8km

Siperfaqet e gjelbra ne qytet

  • 192625

Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale.

  • vetem qyteti

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 

  • 10%

Mbulim me sherbim pastrimi ne % 

30%

Edukimi

Shkolla te mesme:

  • 5

Shkolla 9 vjecare:

  • 35

Kopshte ne total

  • Bashkia Memaliaj ka 22 kopshte ne total dhe te ndara ne njesite administrative si me poshte:
  • Buzi 2
  • Luftinje 7
  • Krahes 3
  • Qesarat 4
  • Memaliaj .fshat         5
  • Memaliaj                    1

Sipermarrja private:

Zhvillimi ekonomik Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik,

Ekonomia e Bashkisë së Memaliajt karakterizohet nga prezenca e informalitetit dhe mbizotërimi i bizneseve të vogla dhe familjare. Numërohen në total rreth 300 biznese, nga të cilat rreth 200 e zhvillojnë aktivitetin në territorin e njësisë administrative Memaliaj. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të biznesit (rreth 52%) është përqendruar në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është më i zhvilluari, ai është përgjegjës për gati gjysmën e outputit dhe punësimit. Ky sektor paraqet gjendje të stabilizuar, me rritje modeste gjatë 4-5 viteve të fundit, me një normë mesatare prej gati 1% në vit. Për shkak të stanjacionit, që vërehet në këtë sektor, vështirë të pritet që të luajë rolin e motorrit të rritjes ekonomike në vitet në vazhdim. Aktivitetet ekszituese me profil bujqësor dhe blegtoral synojnë jo vetëm përmbushjen e nevojave familjare, por edhe shtitjen e produkteve në tregun lokal. Pengesë për rritjen e prodhimit përbën fakti, se fermer kufizohen në përdorimin e ngastrave jo më të madhe se 1-2 ha për këtë qëllim. Klima e përshtatshme lejon rritjen e rreth dhjetra mijë rrënjë ullinjve dhe hardhive. Në fermat blegtorale rriten rreth 40 mijë krerë të imta (34 mijë dele, 6 mijë dhi) dhe 3 mijë gjedhë, produktet e të cilave tregtohen edhe jashtë territorit të bashkisë. Krahas sektorit të shërbimeve, po tenton të zhvillohet gradualisht aktiviteti me natyrë industriale, që konsiston kryesisht në përpunimin fillestar të bimëve medicinale.

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Gjolek Guci

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Afize Sula

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratës: 177