Mbledhja për konstituimin e Këshillit Konsultativ

Mbledhja për konstituimin e Këshillit Konsultativ, Qeverisje qëndrore- Veteqeverisje vendore 19/1/2017

Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, i ngritur në janar të këtij viti zhvilloi më  19/1/2017 mbledhjen e tij të parë. Këshilli Konsultativ i cili bashkëdrejtohet nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z,Bledi Çuçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në cilësinë e tij si Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore, z.Erion Veliaj diskutoi gjerësisht mbi projektligjin e ri për Financat Vendore, që përbën një nga ligjet më të rëndësishme për funksionimin dhe vazhdimësinë e reformës administrative-territoriale.

Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore  instrumenti që synon të insitucionalizojë komunikimin mes qeverisë qëndrore dhe asaj vendore dhe që ka për detyrë që asnjë vendim që ndikon në qeverisjen vendore të mos merret pa u konsultuar më parë me përfaqësuesit e qeverisjes vendore . Synimi afatgjatë i krijimit dhe konsolidimit institucional të kësaj strukture është shëndërrimi i organeve të vetëqeverisjes vendore në partnerë të rëndësishëm dhe të denjë të qeverisjes qëndrore për fushat e tyre të përgjegjësisë dhe të drejtave që gëzojnë

Deri më sot ky konsultim nuk ka patur rregullim në mënyre ligjore dhe shpesh është në dëshirën e vullnetit politik për ta realizuar atë. Kjo e bën situatën vetëm një proçedurë formale dhe aspak influencuese në vendimet që merr qeverisja qëndrore  për pushtetin vendor.

Synimi është të njihet roli i pazvendësueshëm i organeve të vetëqeverisjes vendore dhe shoqatave përfaqësuese të tyre për të garantuar se të gjithë vendimet që merren për to në nivel qëndor i korrespondojnë interesave legjitime të veteqeverisjes vendore dhe organeve përfaqësuese të tyre .