Shkodër
April 11, 2018
Ura Vajgurore
April 12, 2018

Maliq

                BASHKIA  MALIQ 

Popullsia : 41.757  banore  ( 64.664 sipas RGJ Civile )

Siperfaqja : 656.34 km2

Njesite administrative :

Maliq

Libonik

Gore

Moglice

Vreshtas

Pirg

Pojan.

Fshatra gjithesej : 80

Fshatra turistike : Zvirine

 

Zona Gjeografike: Maliqi kufizohet në veri me bashkinë Pogradec, në veri-lindje me bashkinë Pustec, në lindje me bashkinë Devoll, në jug me bashkinë Korçë dhe në lindje me bashkitë Skrapar dhe Gramsh. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Maliqit.Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 80 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e Maliqit shtrihet në një nga zonat më pjellore bujqësore të Shqipërisë. Ndërtimi i rrugës së re kombëtare drejt Korçës anashkaloi qytetin ndërsa dy komuna përbërëse të bashkisë së re rezultojnë se kanë numër më të madh biznesesh për frymë se sa vetë Maliqi.

Në zonat malore banorët i kanë dhënë prioritet blegtorisë dhe bletarisë .Ne territorin e bashkise ka nje fond te pasur pyjor.Fshatrat e fushës së Korçës kanë pasur zhvendosje të popullsisë, ndërkohë që në zonat malore fenomeni i largimit është tejet i përhapur.

 

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor pas ndarjes së re vijnë kryesisht për zgjidhjen e problematikës së punësimit dhe sigurimit të tregut  për prodhimet bujqësore. Bashkisë  i duhet të fokusohet në hartimin e politikave orientuese për fermerët, por edhe tek përmirësimi i infrastrukturës për të shmangur përmbytjet e tokave të kultivuara.

Rikthimi i kombinatit të sheqerit apo edhe fabrikave të tjera të përpunimit të produkteve bujqësore dhe drusore do i jepnin hov punësimit, çka do të reflektohej edhe me rritjen e nivelit mesatar të të ardhurave dhe jetesës.

Thuajse gjysma e kësaj bashkie të re në dimër vuan izolimin nga bora, ndaj bashkisë  i duhet të hartoje një strategji të veçantë që të përballojë këtë situatë dhe të sigurojë komunikimin sa më të mirë mes të gjitha njësive administrative përbërëse.Fshati  Zvirine eshte perfshire ne projektin kombetar te “100 fshatrave”.

Mbetet domosdoshmëri edhe rivitalizimi i jetës sociale, artistiko-kulturore dhe sportive, por edhe promovimi i vlerave historike. Në zonën e Sovjanit gërmimet arkeologjike kanë zbuluar shumë elementë me vlerë por ato nuk ekspozohen atje edhe pse kjo do të ishte me interes për turistët.

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Maliq  3 336  2 724  81  17  269  74  118  9  44

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetari i bashkise : Gezim Topciu

Kryetari i Keshillit Bashkiak : Ornil Demollari

Nr.i keshilltareve : 31

 

Projektet: