Malësi e Madhe

Delvinë
April 12, 2018
Sarandë
April 12, 2018

Malësi e Madhe

Bashkia Malësia e Madhe

Sipërfaqja:     951,01 km2

Popullsia:       53.918 banorë

Nr.Familje:    15 Familje      

5 Njësi Administrative

  • Kopliku
  • Gruemira
  • Kastrati
  • Kelmendi
  • Shkreli

Fshatra total: 56 Fshatra

Fshatra turistike: Razëm/Vrith,Lepushë

Pozita Gjeografike

Malësia e Madhe kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Bashkinë Shkodër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Koplikut. Siperfaqja e saj është e shtrirë në rreth 37 % në fushë dhe rreth 67 % në kodër e mal duke variuar nga 6 m mbi nivelin e detit me Liqenin e Shkodrës e deri me mbi 2100 m mbi nivelin e detit qe kapin Alpet e Veriut

Profili i Bashkisë Malësia e Madhe

Malësia e Madhe përmban bukuri të shumta natyrore, siç janë Liqeni i Shkodrës dhe pikat turistike malore të Vermoshit, Razmës dhe Bogës. Turizmi, blegtoria dhe bujqësia janë burimet kryesore ekonomike për banorët e kësaj zone.

Zhvillimi ekonomik

Bashkia e  Malësisë së Madhe zotëron sipërfaqe të mëdha pyjore dhe menaxhimi i pyjeve i siguron të ardhura të konsiderueshme banorëve të zonës.

Banorët e Bashkisë Malësia e Madhe merren kryesisht me bujqësi, kultivimin e bimëve medicinale dhe blegtori. Një pjesë e vogël e banorëve merren me peshkim.

Turizmi është një pikë e fortë, ku mbizotëron turizmi i gjelbërt dhe i bardhë.

Pikat turistike më atraktive janë Razma, Boga, Lepusha, Vermoshi, Selca etj.

Në këto pika turistike shërbimi është bashkëkohor, qoftë me hotele moderne si dhe me shtëpia karakteristike Alpine.

Zhvillimi i turizmit në këto zona si dhe infrastrukturës rrugore ka sjellë rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj, duke sjellë rritjen e të ardhurave për banorë e zonës.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Malësia e Madhe     2,457             1,927            38             16          203                   50                    136                         7                 80

 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Malësia e Madhe

Shfrytëzimi i potencialeve natyrore ekzistuese për aktivitete ekonomike të qëndrueshme si: turizmi natyror përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës, kultivimi i peshkut dhe peshkimi duhet të zhvillohen paralelisht me tregtinë e kulturave bujqësore të traditës si duhani dhe bimët medicinale në Malësinë e Madhe.

Brenda kësaj bashkie përfshihet edhe Stacioni Hekurudhor ndërkombëtar i Bajzës, i cili është i vetmi në Shqipëri që shërben për transportin ndërkombëtar të mallrave. Sipas ekspertëve, përmes këtij stacioni realizohet rreth 60 përqind e trafikut të transportit shqiptar të mallrave.

Mbulimi me shërbim pastrimi

  • i popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave                             43.328
  • % e popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave                         90%
  • % e territorit që mbulohet me shërbim me grumbullimin e mbeturinave      90%

Bujqësia

Sipërfaqja e tokës bujqësore është 15.955 ha

Numri i fermave është 8.222 (krysisht me natyrë familjare, rreth 1.85 ha)

Edukimi

Njësi Administrative             Shkolla të mesme      9-vjeçare         çerdhe/kopësht

  • Koplik                         1                                  1                      2
  • Gruemirë                    1                                 6                     14
  • Kastrat                        2                                  7                      8
  • Kelmend                     1                                  6                      1
  • Shkrel                          2                                  7                      8

Financat

 

 

 

 

 

 

Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”

 

Kryetar i Bashkisë:                                                   Tonin Marinaj

Kryetar i Këshillit Bashkiak:                                   Ilir Halaj

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               31 Këshilltarë

Numri total i punonjësve të bashkisë                      341 Punonjës