Peqin
April 12, 2018
Pogradec
April 12, 2018

Librazhd

BASHKIA LIBRAZHD

Popullsia : 31.892 banore (44.181 sipas RGJ Civile)

Siperfaqja :793.36 km2

6 Njesi administrative :

Njesia                                   Nr. Banoreve         Nr. familjeve

Librazhd                               10495                                    3180

Hotolisht                              7088                                       2165

Lunik                                     3554                                       1110

Orenje                                  4891                                       1575

Polis                                       5220                                       1721

Qender                            11438                                       3574

Stebleve                              1298                                         419

Totali             43984                                 13 744

 

Fshatra gjithesej 52

Fshatra turistike : Stebleva,Dardha

Zona Gjeografike: Librazhdi kufizohet në veri me bashkinë Bulqizë, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me bashkinë Përrenjas dhe në perëndim me bashkitë Elbasan dhe Tiranë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Librazhdit.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Librazhdit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 52 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e  Librazhdit shtrihet në lindje të Shqipërisë, në një zonë me bimësi të pasur, hapësira të gjera pyjore dhe burime të shumta hidrike. Librazhdi u shpall qytet në vitin 1958 si një qendër e industrisë ushqimore dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Nga bashkia e re, pjesa më e madhe e popullsisë së kësaj bashkie jeton në zonat rurale.

Parku kombëtar Shebenik- Jabllanicë përbën një ndër pasuritë e rralla natyrore dhe me biodiversitet të larmishëm të bashkisë së Librazhdit. Përveç këtij parku, treva numëron edhe 26 monumente të tjera natyrore, të listuara si të kategorisë së parë.

Paralelisht me resurset natyrore, zona e Librazhdit shquhet për folklorin e pasur, kostumet popullore të veçanta dhe zanatin e ndërtimit të shtëpive. Kjo zonë ka kultivuar gjithashtu mjeshtërinë e përpunimit të gurit dhe të drurit.

Ekonomia e bashkisë së Librazhdit është e ndarë mes shërbimeve në qytet dhe bujqësisë e blegtorisë në zonat rurale. Shfrytëzimi i pyjeve ka qenë gjithashtu një aktivitet tradicional dhe fitimprurës për disa biznese të zonës.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Bashkia e Librazhdit do të duhet të adresojë problemet që lidhen me infrastrukturën rrugore dhe në zonat rurale. Ai do të duhet gjithashtu të hartojë politikat e duhura për mbrojtjen e pasurive natyrore të zonës së Librazhdit, të cilat kërcënohen nga dhënia pa kriter e licencave për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të ndihmonte banorët e zonave të thella malore të tregtonin produktet e tyre dhe të fuqizonin ekonominë familjare.  Nga ana tjetër, shumë fshatra do të shpëtonin nga izolimi gjatë muajve të dimrit.

  1. Gjetja e mundësive për permiresimin e strehimit për familjet e varfra është një tjetër çështje që konsiderohet e rëndësishme për t’u zgjidhur. Bashkia e Librazhdit ka potencial për zhvillimin e turizmit malor. Mbrojtja e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe përfshirja e tij në guidat e turizmit malor në vend do të krijonte një perspektivë të re zhvillimi për Librazhdin dhe banorët e këtyre zonave. Stebleva dhe Dardha jane dy fshatra te kesaj bashkie te perfshira ne projektin kombetar  “100 Fshatra “

Financa

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Librazhd  873  170  67  17  238  82  162  9  128

 

 

 

 

 

 

Siperfaqet e gjelbra

Ne qytet jane 9.8 ha siperfaqe te gjelbra

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Librazhd               100%

Qender 50%        Dragostunje, 100% Senus, 80%Togez, 60%Dorez dhe 50% Kuturman

Lunik                     50

Orenje                  0

Stebleve              0

Hototlisht            100% qender,  100% Frar, 50% Fshat 50% Dardhe dhe 50% Xhyre

Polis                       50%Mirak plan, 50% Mirak Gjovac dhe 60% Polis qender

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Qyteti i Librazhdit mbulohet 100% me sherbimin e ujit te pijshem

Ekonomia

Prodhuesit e të mirave  231, Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi 142,  Industria 68 , Ndërtimi 21 , Prodhuesit e të mirave 645  , Tregtia 241, Tranporti e Magazinimi 80, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 183, nformacioni e Komunikacion 8 , Shërbime të tjera 133.

Perfshirja ne Projekte

STAR 2
USAID Planifikimi dhe qeverisja vendore (PLGP)
RELOAD
LNB
BASHKI TE FORTA
BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetar i bashkise : Kastriot Gurra

Kryetari Këshillit Bashkiak: Shefki Bahiti

Nr. i këshilltarëve: 21

Nr i punonjesve  403