Fier
April 12, 2018
Tiranë
April 12, 2018

Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Sipërfaqja: 160.23 km2

Popullsia: 55,439 

Njësi administrative       Nr.banorë     Nr.familje

*Kuçovë                          29 760                9849

* Perondi,                         10 576                2979

* Kozare                            8058                  2204

* Lumas                             7045                  2054

GJITHËSEJ                    55 439              17.086

Numri i fshatrave: 31

Fshatra turistikë: Kozare

Pozita Gjeografike

Kuçova kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Belsh, në lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Berat dhe në perëndim me bashkinë Ura Vajgurore.

Profili:

Bashkia e re e Kuçovës, pas ndarjes së re territoriale, është një bashkim mes qytetit dhe tre ish-komunave në afërsitë të tij.

Zhvillimi ekonomik

Burimi kryesor i Kuçovës vazhdon të mbetet nafta dhe gazi, zona naftënxjerrëse është nën administrimin e ALBETROL. Pjesë e resurseve të kësaj bashkie është dhe aerodromi në hyrje të qytetit, aktualisht nën administrimin e NATOS. Dy njësitë administrative të Kuçovës, Perondi dhe Kozarë, karakterizohen nga toka fushore, ku të ardhurat sigurohen përmes prodhimit të arave dhe perimeve, ku vitet e fundit janë ngritur dhe një numër i konsiderueshëm serash. Njësia administrative Lumas, ka një reliev kodrinor, i cili mundëson zhvillimin e pemëtarisë. Biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Kuçovë

Administrimi i një territori më të madh me strategji zhvillimi krejt të ndryshme, është sfida kryesore për bashkinë të Kuçovës. Ndër problematikat më shqetësuese të identifikuara nga komuniteti, me të cilat përballet bashkia, janë menaxhimi i mbetjeve urbane, si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë. Një sfidë tjetër e identifikuar nga komuniteti është dhe sigurimi i furnizimit me ujë të pijshëm gjatë të gjithë ditës, sidomos duke marrë parasysh kapacitetet e burimit të Bogovës. Gjithashtu, një tjetër sfidë për pushtetin e ri vendor do të jetë pastrimi dhe rehabilitimi i zonave të ndotura naftë-mbajtëse të cilat përbëjnë shqetësim mjedisor dhe shëndetësor për banorët, kryesisht ata të zonës afër qytetit të Kuçovës. Nga ana tjetër, për shkak të resurseve alternative të munguara dhe niveleve të papunësisë, bashkia e re kërkohet të hartojë strategji të qarta mbi shfrytëzimin e puseve ekzistuese, si dhe nxitjen e ngritjes së uzinave të përpunimit të naftës, çka do të sillte mundësi të reja punësimi për banorët.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

82% – Buxheti i Shtetit

18% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

 

Bujqësia

Bashkia e Kuçovës ka 16.8 km2 pyje dhe kullota. Fondi Pyjor e kullosor i Bashkisë së Kuçovës është rreth 4,660 ha dhe gjendet kryesisht në tre ish-komunat e bashkisë që janë Kozare, Perondi dhe Lumas në një sipërfaqe prej 4777ha. Nj.A Lumas dallohet për sipërfaqen më të madhe të këtij fondi me 344 ha e ndjekur nga Nj.A Perondi me 833 ha dhe Kozarë me 784 ha. Kuçova dallohet për një reliev të butë, me klimë të ngrohtë mesdhetare. Si rrjedhojë, pyjet që rriten në Kuçovë janë të llojit mesdhetar të klimave të ngrohta. Në territorin e bashkisë rritet pisha mesdhetare, shkurrishtet (shkurre e shkoze të përzier, mare) si dhe dushku dhe shelgu. Sipërfaqen më të madhe e zënë shkurrishtet me 2,229 ha, dushqet me 279 ha dhe pisha mesdhetare me 242 ha.

Territori i bashkisë së Kuçovës ka një sipërfaqe modeste prej rreth 84 km2 (52%) tokë Bujqësore.

Prodhimet me Kryesore

Përbërës Niveli I Nënzërat Treguesit Prodhim Njësia hapësinore
Prodhim Bimor Prodhimet e arave Drithëra (ton) 8010 Perondi, Kozare, Lumas
Perime (ton) 14135 Perondi, Kozare, Lumas
*Patate (ton) 900 Perondi, Kozare
*Fasule (ton) 168 Perondi, Kozare
*Bimë industrial (ton) 2 Perondi, Kozare
Foragjere (ton) 97130 Perondi, Kozare, Lumas
Prodhime në sera Perime (ton) 5980 Perondi, Kozare, Lumas
Dru frutorë Pemë frutore (ton) 4011 Perondi, Kozare, Lumas
Ullinj (ton) 2670 Perondi, Kozare, Lumas
*Agrume (ton) 590 Perondi, Kozare
Rrush gjithsej (ton) 2120 Perondi, Kozare, Lumas
Prodhimi Blegtoral   Qumësht (ton) 12348 Perondi, Kozare, Lumas
Mish (të leshta, të dhirta, derri, shpendi) (ton) 17321 Perondi, Kozare, Lumas
Lesh (ton) 47 Perondi, Kozare, Lumas
Vezë (kokrra) 9861000 Perondi, Kozare, Lumas
Mjaltë (ton) 25 Kuçovë (vetëm Perondi & Kozare)

 

Gjelbërimi.

STRUKTURA  E SIPËRFAQEVE TË GJELBËRUARA PËR VITIN 2014

Lule

(m2)

 

Bar,

EKultiv.(m2)

 

RrugëSheshe(m2)

Stola ne parqe elulishte(cope)  

Gardh I gjelebert

(ml).

 

 

Bare natyral

(m2)

 

 

 

 

Sera

(m2)

 

Gjelbërim rrugor

 

Siperfaqe totale  e

Gjelberuar (m2)

Drurë

(copë)

Shkure

(copë)

900 4 370 11 045 237 170 59 019 400 2560 1120 105210

 

Sistemi i ujësjellësit

Qyteti i Kuçovës, furnizohet me ujë nga Burimi i Bogovës, në një distance afërsisht 37 km në juglindje të qytetit të Beratit. Fusha e Devollit përbëhet nga tre puse me pompë, ndodhet afërsisht 2 km në veri të qytetit të Kuçovës dhe furnizon kryesisht fshatrat Tapi, Drizë, Goraj, Velagosht, Gegë dhe Polovinë. Komuna Kozare përfshihet pjesërisht në zonën e shërbimit të UK Berat-Kuçovë (fshatrat Vlashuk, Gegë, Drizë dhe Frashër), ndërsa fshtrat Havaleas, Kozare, Ferras Kozare, Salcë Kozare, Fier Mimar dhe Zdravë konsiderohen si “zona të bardha” dhe furnizohen me ujë nga ujësjellësi Rajonal Kozare, qe administrohet nga vete njësia.Njësia Perondi bën pjesë në zonën e shërbimit të UK Berat, ndërsa njësia Lumas gjithashtu konsiderohet si “zonë e bardhë”, që administrohet nga vete komuna. Në zonën rurale të Bashkisë Kuçovë jo e gjithë popullsia është e mbuluar me sistem furnizimi me ujë, pra me rrjet shpërndarës. Në një pjesë shërbimi i furnizimit me ujë kryhet nga vetë banorët, duke mbushur ujë në burimin më të afërt natyror. Respektivisht, fshatrat Demollarë (Kozare), Luzaj, Zelevizhdë, Belesovë, Mendrakë, Sheqëz, Krekëz, Koritëz dhe Katundas (Lumas) nuk kanë rrjet të furnizimit me ujë. Këto fshatra përbëjnë 13% të popullsisë rurale të Bashkisë Kuçovë. Ndërkaq, në njësinë Kozare, operojnë 5 ujësjellës me ngritje mekanike:  Ujësjellësi Rajonal Kozare, Ujësjellësi i Vlashukut, Ujësjellësi i Gegës, i Drizës dhe i Frashërit. Në njësinë Perondi operojnë 3 ujësjellës : Ai i Bogovës, me rënie të lirë, dhe Ujësjellësi i Magjatës dhe i Devollit, me ngritje mekanike. Njësia Lumas e siguron furnizimin me ujë nëpërmjet 5 ujësjellësve me ngritje : Ujësjellësi Bardhas, Lumas, Vodëz, Pëllumbas dhe Pashtraj. Këta ujësjellësa mbulojnë secili nga një fshat, respektivisht rret gjysmën e banorëve të NA Lumas.

Edukimi

  Kopshte Shkolla 9 vjeçare Shkolla të mesme Te mesme profesionale
Kuçovë 6 6 2 1
Kozare 7 9 1 0
Perondi 6 5 1 0
Lumas 5 7 1 0

 

Sipërmarrjet Private

​Kucove Kozare​ Perondi​ Lumas​
​biznesi i madh 40 subjekte 6 subjekte 15 subjekte ——–
biznesi i vogel 435 subjekte ​65 subjekte ​151 subjekte ​65 subjekte
​ndermarrje/institucione ​31 subjekte

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore” USAID
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Kreshnik Hajdari

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Migena Bullari

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 31

Numri i punonjësve të administrates: 370