Vorë
April 12, 2018
Has
April 12, 2018

Krujë

PROFILI I BASHKISË KRUJË

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 339.09 km2

Popullsia: 79.908 (gj.civile). 59.814 (censusi 2011)

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                         Krujë                                              16400

*                                                         Bubq                                               8525

*                                                           Cudhi                                              3093

*                                                      Fushë Krujë                                       26380

*                                                           Nikël                                              10099

*                                                        Thumanë                                         16400

 

            GJITHËSEJ          79.908                                               19726

Numri i fshatrave: 50

Zona Gjeografike: Bashkia Krujë kufizohet në veri me Bashkinë e Kurbinit, në perëndim me Bashkinë Durrës, në jug me bashkitë Kamëz dhe Tiranë dhe në lindje me bashkitë Mat dhe Klos. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Krujës.

Profili i bashkisëBashkia Krujë shtrihet në një terren të përzierë fushor dhe malor. Ajo përshkohet në pjesën fushore nga korridori rrugor dhe hekurudhor veri–jug. Në zonën fushore disponon rezerva të konsiderueshme të gurit gëlqeror, gjë që ka sjellë ndërtimin e disa fabrikave të çimentos si dhe shumë punishteve të prodhimit të gëlqeres, industri të cilat kanë ndikim të madh negativ në mjedis duke qenë industritë më ndotëse në vend.

Ndryshe nga zona fushore, qyteti i Krujës, Mali i Krujës dhe Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ofrojnë resurse të konsiderueshme të turizmit kulturor, malor, fetar dhe shëndetësor, (llixhat në fshatin Bilaj).

Qyteti i Krujës me kështjellën mesjetare, tregun e stilit osman, muzeun etnografik dhe muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është ndoshta vendi më i vizituar turistik në Shqipëri ndërsa turizmi ka sjellë edhe ruajtjen e traditës së artizanatit në disa zeje të kufizuara në Pazarin e Krujës.

Të dyja qytetet, Kruja dhe Fushë-Kruja, kanë si burime kryesore punësimi industrinë e veshjeve dhe këpucëve ndërsa qyteti i Fushë-Krujës siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave edhe nga fabrika e çimentos.

Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të qytetit të Krujës është ndërtuar disa vite më parë, përfshirë kanalet kulluese për shirat e furishëm që përplasen herë pas here në Malin e Krujës. Situata është krejt e kundërta në qytetin e Fushë-Krujës si dhe në zonat rurale.

Furnizimi me ujë është me orar të reduktuar ndërsa zona bujqësore është e rrezikuar vazhdimisht nga përmbytjet dhe ka nevojë për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese e vaditëse.

Burimet financiare. Në totalin e burimeve financiare peshë të rëndësishme zënë transfertat ndërqeveritare (mesatarisht 76% ndaj totalit): të kushtëzuara (ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë), të pakushtëzuara dhe specifike për funksionet e reja. Si pasojë e rritjes së të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, të ardhurat nga burimet e veta vendore shënuan

rritje me rreth 46% në vitin 2018. Rritja në taksat vendore u udhëhoq nga zgjerimi i të ardhurave nga taksa pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, truall dhe tokë bujqësore). Në të kundërt të ardhurat

nga taksa e ndikimit në infrastrukturë shënuan rënie me rreth 60% në terma vjetorë.

Grafiku 2: Të ardhurat sipas llojeve për vitin 2018

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Mesatarisht, në bashkinë Krujë janë të lokalizuara rreth 1.2% e ndërmarrjeve aktive totale. Në terma strukturorë, biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve, kryesisht “tregti” dhe “akomodim dhe shërbime ushqimore”. Në dy vitet e fundit, numri i prodhuesve të të mirave u zgjerua me ritme të përshpejtuara diktuar nga rritja e numrit të ndërmarrjeve aktive që operojnë në sektorin e “bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit” si dhe në”Industri”

 

 

 

 Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Krujë         1,839            146            307               57            656                   86              252               25               310

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Menaxhimi i një bashkie me zona me tipare shumë të ndryshme dhe me nevoja të ndryshme pritet të përbëjë sfidën kryesore për bashkinë e re. Qyteti i Krujës dhe Malësia kanë nevojë për Nevoja për nxitjen e turizmit dhe të artizanatit.

Të ndalojë shfrytëzimin pa kriter të resurseve të gëlqeres, të cilat kanë shkatërruar tashmë pyjet dhe kanë krijuar një nivel shumë të lartë ndotjeje, gjë që bie ndesh me turizmin si prioritet i kësaj zone.

Lumi Ishëm që kalon përmes bashkisë së re është një ndotës i vazhdueshëm është problem që duhet të zgjidhet.

Rigjallërimi i traditës së artizanatit në Krujë ofron njëkohësisht një mundësi për punësim dhe të ardhura nga turizmi.

Ndërtimi i rrugëve lidhëse me fshatrat e thellë malorë është një sfidë tjetër, e cila shërben gjithashtu edhe për nxitjen e turizmit.

Problem është gjithashtu rreziku permanent i betonizimit të lagjes historike të Krujës si dhe mirëmbajtja e banesave në lagjen muzeale të qytetit brenda mureve të kalasë.

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet Sipas tabeles me poshte
Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale.  
Sherbimi i uje dhe kanalizime, mbulimi ne % Puset nr.450, 451 dhe 452 me një kapacitet total prej 78 l/sek. Këto puse janë ndërtuar në vitin 2006 me një investim të bankës  Islamike.

Pusi nr.63 në fshatin Hasan me një kapacitet prej 43 l/sek. Ky pus është ndërtuar në vitin 2008.

 

Kohëzgjatja aktuale e furnizimit me ujë të pijshëm në varësi të zonave të ndryshme të qytetit varion nga 18 orë në ditë në dimër deri në 12 orë në ditë në stinën e verës. Në lagje të veçanta furnizimi shkon nga 24 orë në ditë deri në 4 orë në ditë.

 

Në vitin 2007 është realizuar ndërtimi i rrjetit kryesor të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha të qytetit të Fushë Krujës me financimin e Bankës Islamike. Për sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza, pjesa në lindje të qytetit të Fushë Krujës shkarkon ujërat e zeza direkt në Lumin Zeza nëpërmjet katër kolektorëve me diametër Ø 630 mm, 2 x Ø 400 mm, dhe Ø 300 mm. Ujërat e bardha në pjesën

 

Edukimi

Inventar i ndërtesave publike dhe shërbimeve për 6 njësitë administrative.

Njësia Administrative Bubq    Cudhi   Fushë Krujë   Krujë          Nikel             Thumanë
Kopshte/çerdhe 4 1 6 3 5 5
Shkolla 9-vjeçare 4 3 6 4 5 5
Shkolla të mesme 1 1 1 1 1

 

Bujqesia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, Kullotat natyrore brenda territorit të Bashkisë Krujë, sipas të dhënave të marra nga Kadastra e Fondit Pyjor dhe Kullosor, (Drejtoria e Shërbimit Pyjor Krujë), kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 548 ha

 

Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. Sipërfaqja e përgjithshme e fondit pyjor dhe kullosor të Bashkisë Krujë është në rreth 129 km2, ku brenda kësaj sipërfaqeje 98 km2 janë pyje, 5.5 km2 janë kullota, 10 km2 janë tokë me bimësi pyjore ndërsa 15.5 km2 janë sipërfaqe djerrë dhe tokë inproduktive. Sipërfaqja e përgjithshme e fondit pyjor dhe kullosor e cila do të  administrohet nga Bashkia Krujë shkon në rreth 90 km2, ndërsa pjesa tjetër prej 39 km2, të cilat janë shpallur Zona të Mbrojtura do të jenë nën administrimin e AKZM

 

Përfshirja në projekte

STAR 2

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Krujës përfshihen ; Halilaj (Zgërdhesh), Shushiuc.

Kryetari i Bashkisë Krujë: Artur Bushi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Besa Sheta

Këshilli Bashkiak: 31 anëtarë

Numri i punonjësve në administrate: 502