Pogradec
April 12, 2018
Elbasan
April 12, 2018

Kavajë

Profili i bashkisë Kavajë:

Sipërfaqja: 198.81 km2

Popullsia:  84.033 banorë

5 njësi administrative

  • Kavajë
  • Golem
  • Luz i Vogel
  • Synej
  • Helmas

Fshatra total: 32 Fshatra

Fshatra turistike: Vilë Bashtovë dhe Karpen.

Pozita Gjeografike:

Bashkia Kavajë, ndodhet në zonën  qëndrore, bregdetare të Shqipërisë dhe kufizohet me bashkitë Durrës, Tiranë, Rrogozhinë dhe laget nga Deti Adriatik. Është pjesë e Qarkut Tirane.

Profile i bashkisë.

Qëndra administrative e bashkisë është qyteti i Kavajës. Bashkia Kavajë ka 40.094 banorë sipas censusit të vitit 2011. Të ardhurat kryesisht të bashkisë janë, taksimi i bisneseve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në këtë bashki si dhe taksa mbi pronën.

Zhvillimi ekonomik.

Në bashkinë Kavajë ushtrojnë aktivitet ekonomik 2.316 biznese, nga të cilat: 27 % në tregeti, 17.3 % hoteleri-restorante, 27.5 % në bujqësi 7.7 % në industri,  3.8 % në ndërtim dhe diferenca në shërbime transporti, informacioni dhe shërbime komunale.

Bashkia  Viti 2018                
   Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Kavajë        2,316               596        179            88        625               60             400            33           335

 

Të dhëna për buxhetin vendor:

Të ardhurat gjithsejt në vitin 2018 janë 1.251.555 mije lekë, nga të cilat të ardhurat e veta zënë 29.6 %, me rritje  ndaj vitit të mëpershëm në 13%. Taksa e pasurisë është me rritje dhe zë 62 %  të taksave vendore.

Shpenzimet e përgjitheshme publike arritën në 25 % të totalit, shpenzimet për shërbimet sociale dhe ndihmën ekonomike 25 %, shpenzimet për arsim-kulturen 13.4 % dhe shpenzimet për shërbimet publike në bujqësi, ujësjellsa, mirëmbajtje rrugëve, transport, arrijnë në 36.6%. Investrimet zënë 22 % të totalit.

Kryetar i Bashkisë: Redjan Krali

Kryetar i Këshillit Bashkiak: Ilir Hoxha

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 31 Këshilltar

Financat

 

 

 

 

 

Projektet:

“Bashkitë për në Evropë”, “Star II”, “Bashkitë e Forta”, Programi i OKB “Askush të mos mbetet prapa”,

Zyra e shërbimit me një ndalesë funksionon në bashki, kryesisht për shërbime administrative. Bashkia po punon për trajnimin e personelit për tu shërbyer qytetarëve për të gjitha shërbimet që afron, duke marrë masa edhe për shtrirjen e shërbimit edhe në njësitë administrative.

Prioritetet e zhvillimit të Bashkisë Kavaje:

Zhvillimi Urbanistik me prioritet qytetin e Kavajës, zonat turistike Golem, Karpen dhe zonat e reja, qendrat e agrobiznesit në Synej, Luz; investime për rikonstruksionin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujsjellës-kanalizime, ujitje-kullim, projekte për mbështetje të biznesit dhe përmirësimin e shërbimeve publike ndaj komunitetit dhe turistëve, ruajtje të pasurive natyrore me synim, zhvillimin më të shpejtë të bashkisë Kavajë.

 

Projektet: