Belsh
April 12, 2018
Cërrik
April 12, 2018

Gramsh

BASHKIA GRAMSH

Popullsia : 24.231 banore ( sipas RGJ Civile 32.780 )

Siperfaqja : 739.22 km2

10 Njesi administrative :

Njesia                                                   Nr. Banoreve                     Nr. Familjeve

Gramsh+Skenderbegas

+ Kushove                                               16325                                       5665

Kodovjat + Lenie                                     4227                                       1418

Kukur                                                      2948                                         980

Pishaj + Sult + Porocan                       9717                                       3230

Tunje                                                       2106                                         673

Totali               35 343                                  11 996

 

Fshatra gjithesej : 94

Fshatra turistike : Sotire

Zona Gjeografike: Bashkia e re Gramsh kufizohet në veri me bashkinë Elbasan, në lindje me bashkinë Pogradec, në jug-lindje me bashkinë Maliq, në jug me bashkinë Skrapar dhe në perëndim bashkitë Berat, Kuçovë dhe Cërrik. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Gramshit.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Gramsh dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 94 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e Gramshit shtrihet në një territor shumë malor në Shqipërinë qendrore, ku toka bujqësore është e paktë (rreth 14 për qind e sipërfaqes) ndërsa pjesa tjetër e territorit është zonë pyjore ose kullotë.Mundësitë për turizëm natyror në Gramsh janë të shumta, si Ujëvara e Sotirës, Uji i Ftohtë më malin e Lenies, liqeni i Dushkut, Pishat e Grabovës, liqenet në malin e Rovjes, Shpellat në malin e Poroçanit, kalaja e Tunjës Irmanjit, etj. Mungesa e infrastrukturës pengon mbërritjen me lehtësi nga turistët tek të gjithë pasurite e mëdha natyrore që ofron Gramshi. Qyteti i Gramshit numëron rreth 300 biznese të regjistruara, shumica prej të cilave biznese të vogla tregtie apo shërbimesh.

Gjithsesi, në territorin e bashkisë aktualisht u krijua liqeni artificial në shërbim të kaskadës hidroenergjetike të Devollit, gjë që ka sjellë edhe nevojën për të ndërtuar një seri rrugësh të reja për të zëvendësuar ato qe u  përmbyten nga hidrocentrali,si  Gramsh-Trashovicë. Po kështu mbarimi i disa segmenteve do të bëjë që Gramshi të lidhet me rrugë me Korçën, i cili është dhe segmenti më i shkurtër në drejtim të kufirit. Një rrugë e shumëpritur është ajo Kodovjat-Molla e Grabovës që ka nisur nga ndërtimi.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Ndërtimi i hidrocentraleve mbi kaskadën e Devollit si dhe infrastruktura shoqëruese e këtyre hidrocentraleve pritet të zgjidhë pjesërisht problemin e rrugëve të këqija në territorin e bashkisë , si dhe të krijojë një mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe të turizmit të natyrës.Fshati Sotire I perfshire ne projektin kombetar “100 Fshatra”do rise mundesite per turizem ne kete zone.Mireadministrimi i pyjeve si dhe rigjenerimi i zonave pyjore përbëjnë një sfidë për bashkinë. Krijimi i  mundësive për punësim është sfida kryesore e bashkisë .

Hartimi dhe zbatimi i një strategjie promovimi të Gramshit si destinacion i turizmit malor mund të ndihmojë në gjenerimin e të ardhurave për bashkinë , e cila duhet të nxitet me ndërhyrjet në infrastrukturë dhe mbështetjen e banorëve në ngritjen e shërbimeve për turistët.

 

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Gramsh  685  232  41  18  168  37  91  4  94

 

 

 

 

 

 

Bujqesia

NjA Kodovjat 1401 ha nga e cila 528 ha pemtore, vreshte, ullishte

NjA Lenie    800 ha nga e cila 22 ha pemtore

NjA Kukur    1233 ha, nga e cila 15 ha pemtore dhe vreshte

NjA Tunje    1467 ha nga e cila  40 ha pemtore, 11 ha vreshte, 27 ha ullishte

NjA Sult    1087 ha nga e cila 13 ha pemtore, 8 ha vreshte, 1 ha ullishte

NjA Kushove 761 ha nga e cila 3 ha pemtore

NjA Pishaj    2247 ha nga e cila 19 ha pemtore, 30 ha vreshte.

NjA Porocan 680 ha nga e cila 1 ha pemtore

NjA Skenderbegas1339 ha nga e cila 9 ha pemtore, 10 ha vreshte, 1 ha ullishte.

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet

Bar dekorativ 8427 m2, Lule dekorative 1600 m2, rruge e sheshe 2082 m2, bordure e gjelber 1732 m2, shkurre dekorative 1080 cope, drure dekorative 2057 cope dhe 5556 m2 lulishte qe mbahen nga ndermarrja e sherbimeve prane bashkise.

Mbulim me sherbimpastrimi ne %

Zona urbane eshte e mbuluar me 95 % me sherbimin e pastrimit, ndersa zona rurale 65 %

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Qyteti i Gramshit mbulohet me uje te pijshem 100%, 24 ore ne dite.

NjA Pishaj nga 20 fshatra, ndermarrja e ujesjellesit kujdeset per funizimin me uje ne 13 fshatra

NjA Skenderbegas nga 13 fshatra mbulohen 11 fshatra

NjA Kushove nga 9 fshatra ne 5 prej tyre

NjA Tunje nga 11 fshatra  vetem fshati Lubinje

NjA Kodovjat nga 11 fshatra vetem ne 4 fshatra Mashan, Kodovjat, Bersnik dhe Zamshe

NjA Lenie nga 6 fshatra vetem ne Lenie dhe Valth

NjA Porocan nga 5 fshatra vetem ne Porocan qender.

Ne njesite administrative Kukur dhe Sult banoret e administrojne vet ujin e pijshem.

 

Gjatesia e kanalizimeve aferisht 22 km.

Edukimi

Njesia                                   Shkolla te mesme            Shkolla 9 vjecare              Kopshte               Cerdhe

Gramsh                                                    1                                                3                                          7                              1

Skenderbegas                         1 mesme bashkuar                            1 + 5 CU                               3

Kushove                                                                                                2 + 2 CU

Kodovjat                                  1 mesme bashkuar                           4 + 4 CU                               5

Lenie                                        1 mesme bashkuar                           1 + 2 CU                               2

Kukur                                      1 mesme bashkuar                           4 + 3 CU                               6

Pishaj                                      1 mesme bashkuar                           6 + 4 CU                               16

Sult                                                                                                       1 + 2 CU                               1

Porocan                                 1 mesme bashkuar                           2 + 1 CU                               1

Tunje                                     1 mesme bashkuar                           2 + 1 CU                               4

Ekonomia           

Biznese te vogla ne qytetin e Gramshi jane 375, te medha 50.                                               

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

RELOAD

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

Kryetari i Bashkise : Klodjan Tace

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Greta Lena

Nr.i keshilltareve : 21

Nr i punonjesve  313