Selenicë
April 12, 2018
Konispol
April 12, 2018

Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër

Sipërfaqja: 469.25 km2

Popullsia: 51,867

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Gjirokastër                        33.658          11.293

* Lazarat                              3450             853

* Cepo                                  4159            1742

* Picar                                  2108             705

* Odrie                                 2536             841

* Lunxhëri                            2708            900

* Antigone                            3397            1120

GJITHËSEJ                       52.016         17.454 

Numri i fshatrave: 38

Fshatra Turistikë: Lazarat, Zhulat, Dhoksat, Antigone

Pozita Gjeografike

Bashkia e Gjirokastrës kufizohet në veri me bashkinë Tepelenë, në lindje me Bashkinë Libohovë, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkitë Himarë dhe Delvinë.

Profili:

Bashkia e re e Gjirokastrës do të përbëhet nga qyteti i Gjirokastrës dhe nga 6 ish-komuna.

Zhvillimi ekonomik

Burimet kryesore të ekonomisë urbane në Gjirokastër janë turizmi dhe manifaktura me material porositës, e cila shërben përgjithësisht për tregun grek. Gjirokastra është gjithashtu qytet me aktivitet të konsiderueshëm tregtar, veçanërisht sa i përket importeve nga Greqia. Zona rurale që i bashkëngjitet qytetit është e njohur për blegtorinë e imtë dhe për produktet blegtorale shumë cilësore. Biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve ndërkohë që vitet e fundit vëmë re një rritje të tregtimit të produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Turizmi në qytetin e Gjirokastrës ka shënuar një hov cilësor gjatë viteve të fundit. Qyteti numëron rreth 50-60 mijë vizitorë të huaj në vit si dhe zotëron një rrjet hotelesh që e përballojnë këtë fluks

Sfida me të cilat duhet të përballet Bashkia Gjirokastër

Zhvillimi i mëtejshëm i artizanatit, i produkteve tradicionale ushqimore dhe i gastronomisë konsiderohet një çështje që kërkon vëmendjen e vazhdueshme të autoriteteve vendore. Me financime të Bashkisë apo me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në Gjirokastër po realizohen disa ndërhyrje të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës si: rikonstruksioni i Parkut të Viroit, projekti për rrugën hyrëse nga krahu verior (përfshi një korsi për biçikleta dhe  këmbësorët) apo shtrimi i  rrugëve me kalldrëm në qendrën historike. Furnizimi me ujë të pijshëm pritet ndërkohë të zgjidhet përfundimisht pas përfundimit të rikonstruktimit të ujësjellësit, i cili përfshin gjenerimin e rrjetit të vjetër si dhe ndërtim deposh të reja.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

83% – Buxheti i Shtetit

17% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqësia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,

Nr Rajoni Bashkia Njesia Administrative Pyje Kullota (ha) sip.boshe)
Trungishte (ha) Cungishte (ha) Shkurre (ha)
1 2 3 4 6 7 8 9 10
2 Gjirokaster Gjirokaster ANTIGONE 29.3 261.3 26 1031 15.75
3 Gjirokaster Gjirokaster CEPO 1784.1 550 1234.3 2253 614.6
4 Gjirokaster Gjirokaster GJIROKASTER 153.75 44.25 64.75 1354.5 51.5
5 Gjirokaster Gjirokaster LAZARAT 14 0 78.75 1191 3
6 Gjirokaster Gjirokaster LUNXHERI 56.25 958.6 50 1214 71.5
7 Gjirokaster Gjirokaster ODRIE 73.75 795.75 226.75 1088 47.7
8 Gjirokaster Gjirokaster PICAR 396.3 1238.45 1375 4471 8.8
TOTALI 2507.45 3848.35 3055.55 12602.5 812.85

 

Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.

Siperfaqja e tokes bujqësore ne Bashkine Gjirokaster :

Nj.A. Antigone                     670 ha        nga kjo nën ujë     312   ha

Nj.A.Lunxhëri                    1879 ha        nga kjo nën ujë     312   ha

Nj.A.Lazarat                         680 ha        nga kjo nën ujë      209   ha

Nj.A. Cepo                         1106 ha        nga kjo nën ujë      485   ha

Nj.A. Picar                            694 ha        nga kjo nën ujë     318   ha

Nj.A. Odrie                           587 ha        nga kjo nën ujë     186   ha

Gjithsej                              5641 ha       nga kjo nen uje  1822  ha  ( 32 % )

Prodhimet Bujqesore me te Rendesishme

  • Drithëra     900 ton
  • Perime     900 ton
  • Jonxhë 30000 ton
  • Rrush 3000 ton
  • Fruta    700 ton

Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,

Mbulimi me kullim dhe vaditje.

Bashkia Gjirokaster ka ne total 137.6 km kanale vaditese:

  • Mingul-Gjat-Dhoksat 3 km
  • Çepunë – Mashkullorë 8 km
  • Lunxhëri – Odrie  20 km
  • Humelicë –Shtëpëz  4 km
  • Kardhiq 5 km
  • Siperfaqja qe mbulohet me ujitje  eshte: 900 ha
  • Siperfaqja e  tokes  qe kullohet: 2600 ha

Sipërfaqe toke që kullohen  :

  • Valare 1750 ha
  • Valare – Odrie  1000 ha
  • Çepunë – Mashkullorë –Humelicë-Kardhiq 1100 ha

Siperfaqet e gjelbra ne qytet

Qyteti I Gjirokastres ka ne total 5200 m2  siperfaqe te gjelberta të ndara si me poshte:

Lulishtja Granicë – 18Shtatori-Ura e lumit                1800m2

Sipërfaqet e ndara Brenda pallateve                           5002

Blloku i Furrave                                                          300m2

Lagjija Punëtore                                                          400m2

Bashkia Gjirokastër                                                    150m2

Bashteja e Teqesë-Kinemaja                                       400m2

Lagjija Palorto                                                            350m2

Varezat e deshmorëve                                              1300m2

Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale.

Zona urbane, qyteti I Gjirokastrës mbulohet me ndriçim në masën 90%

Zonat rurale, njësitë administrative mbulohen me mdriçim në masën 70%

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Shërbimi I pastrimit në qytetin e Gjirokastrës kryhet nga vetë bashkia dhe është I organizuar me dy turne. Bashkia disponon dy makina teknologjike dhe 5 makina të tjera më te vogla jo teknologjike, në total 7 makina. Kjo mënurë organizimi mbulon me shërbim:

Qytetin e  i Gjirokastrës  në masën 90%

Njësitë administrative  në masën 70%

 Edukimi

  1. Shkolla te mesme,
  2. 9 vjecare dhe
  3. kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  4. Cerdhe
NR QYTETI SHENIME
1 QENDRA EK. E ARSIMIT (kopshti 2    + cerdhe) Kopesht + Cerdhe
2 Shkolla Asim Zeneli Palorto Shkolle e Mesme
3 Shkolla Siri Shpallo Granica Shkolle e Mesme
4 Shkolla Pedagjike Mecite Shkolle e Mesme
5 Shkolla e Muzik VAROSH Shkolle e Mesme
6 Shkolla Koto Hoxhi Lagj. 18 shtatori Shkolle 9 – vjecare
7 Shkolla Naim Frasheri Dunavat Shkolle 9 – vjecare
8 Shkolla A.Z.Cajupi Mecite Shkolle 9 – vjecare
9 Shkolla Urani Rumbo Palorto Shkolle 9 – vjecare
10 Shkolla Zinxhira  “Se bashku” Shkolle 9 – vjecare
11 Kopshti MANALAT Kopesht
12 Kopshti Nr 3 Palorto Kopesht
13 Kopshti 11 janar Kopesht
14 Kopshti Nr 5 Zinxhira Kopesht
15 Kopshti Nr 6 Punetore Kopesht
16 Kopshti Nr 7 Lagj  18 Shtatori Kopesht
17 Kopshti Dunavat Kopesht
18  Shkolla (Q.Kom.) ZINXHIRA Shkolle 9 – vjecare
NR  Njesite administrative SHENIME
1 Shkolla A.Lengo kopesht
2 Shkolla A.Zeneli Shkolla 9-vjecare+ kopesht
3 Shkolla Valare Valare Shkolla 9-vjecare+ kopesht
4 Shkolla Fillore Lazarat Qender Shkolla 9-vjecare+ kopesht
5 Shkolla 9 Vjecare Kordhoce Shkolla 9-vjecare+ kopesht
6 Shkolla e Mesme Lazart Qender Shkolla 9-vjecare+ kopesht+ shkolle e mesme
7 Shkolla 9- vjecare  Picar Shkolla 9-vjecare
8 Shkolla fillore Kolonje Shkolla 9-vjecare
9 Shkolla  9-vjecare Golem Shkolla 9-vjecare fillore
10 Shkolla U.Kardhiq Shkolla e mesme e bashkuar
11 shkolla ne fushebardhe Shkolla 9-vjecare fillore
12 shkolla ne zhulat Shkolla 9-vjecare fillore
13 Shkolla Koder , Çepune Gjirokaster kopesht

 

Sipermarrja private:

Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik,

  • Tabela nr.1 Kapaciteti i biznesit te vogel

 

 

 

 

lista e nderrmarjeve me te rendesishme ne total dhe vendodhja ne njesi.

  • Tabela nr.2 Kapaciteti i biznesit të madh

 

 

 

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

 

Kryetari i bashkisë: Flamur Golemi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Lavdi Hasani

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 31

Numri i punonjësve të administratës: 613