Tepelenë
April 12, 2018
Delvinë
April 12, 2018

Finiq

Bashkia Finiq

Sipërfaqja: 441.2 km2

Popullsia: 35,278

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Mesopotam                       6491              1912

* Finiq                                 6532              1851

* Aliko                                 5795              1759

* Livadhja                           10424            2888

* Dhivër                              6456              1836

GJITHESEJ                       35518            10246

Numri i fshatrave: 55

Fshatrat Turistikë: Mesopotam, Leshnicë, Sopik, Dhivër

Pozita Gjeografike

Bashkia Finiq kufizohet në veri me bashkinë Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Sarandë.

Profili

Finiqi është një bashki që shtrihet në zonën bujqësore të fushës së Vurgut dhe në zonën malore të rrëzomës së Vurgut. Banorët e zonës i përkasin minoritetit grek. Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit. Infrastruktura është përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare.

Zhvillimi ekonomik

Bizneset janë të përqendruara në prodhimin e të produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në rritje të lehtë rezultojnë gjithashtu bizneset që operojnë në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor në vijim të investimeve të reja në turizëm. Priten investime ne bujqësi për vaditjen pas rikonstruksionit nga fondi grek i kanalit Thoma Filipeu, i cili tanimë duhet çuar drejt përfundimit duke përmbledhur gjithë sipërfaqe e punueshme.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Finiq

Investimi në turizëm është një sfidë tjetër, e nisur nga komuna qe ne vitin 2010, me ngritjen e grupeve polifonike, festivalin e Finiqit dhe gjithashtu ka hapësira për zhvillim të turizmit në fshatrat Dhrovjan dhe Leshnicë. Turizmi mund të shfrytëzohet në të gjitha mënyrat edhe përmes monumenteve kulturore.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

69% – Buxheti i Shtetit

31% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Mbulimi me shërbim pastrimi në %

Aktualisht, shërbimi i pastrimit në bashkinë Finiq nuk mbulon gjithë territorin. Ai ofrohet vetëm në fshatrat që kanë popullsi të lartë si Finiq, Aliko dhe Livadhja. Në këto fshatra janë vendosur kontenierë, të cilët transportohen me mjete të hapura në vende të caktuara ku edhe digjen. Ndërsa në fshatrat si Vrion, Krane, Mesopotam, Dermish, Çaush,Vagalat, Dhivër, Clirim, Karahaxh mbetjet trajtohen duke i grumbulluar dhe larguar. Pjesa tjetër e fshatrave nuk mbulohen me shërbim pastrimi. Zgjerimi i shërbimit të pastrimit në gjithë territorin e bashkisë përbën prioritet për bashkinë e re. Në të ardhmen parashikohet që mbetjet do të grumbullohen dhe do të transportohen në Landfillin e Bajkajt.

Shërbimi i uje dhe kanalizime, mbulimi në %

Ky shërbim aktualisht nuk është cilësor. Dhe pse territori është i pasur me burime ujore, furnizimi i pjesës më të madhe të familjeve me ujë të pijshëm realizohet me vështirësi. Një pjesë e mirë e fshatrave të bashkisë nuk arrin të furnizohet më ujë higjenikisht të pastër për 24 orë. Problem me furnizimin me ujë paraqesin edhe fshatrat që kanë sistemin e ujësjellësit. Kryesisht furnizimi me ujë realizohet me stacion pompimi.

Ndërtimi i ujësjellësave rajonal duket që vjen si opsioni më i mirë i këtij shërbimi. Burimet e pasura ujore të tilla si burimet e kristalta të Leshnicës, Syri i kaltër etj, duhen të shfrytëzohen për të përmirësuar këtë shërbim. Realizimi i projektit të ujësjellësit të Leshnicës do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm të shumicës së fshatrave, në veçanti të zonës së Dhivërit, zonës malore të bashkisë. Rreth 20 fshatra të kësaj zone arrijnë të mbulohen me furnizimin me ujë pijshëm nëpërmjet një projekti të tillë. Ky projekt paraqitet fizibël, dhe me qëndrueshmëri të lartë financiare. Operimi i ujëjellësit nuk përfshin kosto të larta operative, për faktin se do të jetë ujësjellës me rrjedhje të lirë, duke pasur parasysh edhe terrenin malor të zonës së mbulimit. Një projekt i tillë do të kërkojë ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit si dhe ndëtimin e depos së ujit.

Bujqësia

Njësitë administrative  

Profili ekonomik

 

Detaje

 

Livadhja

 

Njësi vendore bujqësore mikse malore

Bujqësia midis 65-84%; Sipërfaqja e pjerrët

> 45%

Dhivër Njësi vendore bujqësore mikse malore Bujqësia midis 65-84%; Sipërfaqja e pjerrët

>45%

 

Aliko

Njësi vendore me status të lartë suburban Bujqësia <6584%

popullsi e edukuar me arsim te larte >35%

Finiq Njësi vendore mikse industriale dhe e shërbimit bujqesia <65%
Mesopotam Njësi vendire industriale dhe e shërbimit bujqesia <65%

 

Sipërfaqe pyje dhe kullota në total dhe sipas njësisë administrative Sipërfaqja e tyre arrin në 14,500 ha dhe kryesisht të lokalizuar në zonën e Dhrovjanit dhe Mesopotamit. Kullotat natyrore dhe livadhet shtrihen në një sipërfaqe të konsiderueshme……………….
Siperfaqja bujqësore në total dhe sipas njësive, prodhimet bujqësore më të rëndesishme në total  

8011 ha

Kanale kulluese dhe ujitëse (km) në total dhe sipas njësive administrative ……………………..
Mbulimi me kullim dhe vaditje ……………………………

 

Edukimi

  • Shkollat e mesme
  • 9-vjecare
  • Kopshte
  • Cerdhe (në total dhe sipas njësive administrative)
Njësia administrative Kopësht Shkolla 9-vjeçare Shkolla e mesme
Finiq 4 2
Mesopotam 2 2
Livadhja 1 1 1
Aliko 1 1
Dhiver 2 2
TOTALI 10 8 1

 

Sipërmarrja private:

  • Ndërrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik

 

 

 

 

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Kristaq Kiço

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ziso Nasho

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 21

Numri i punonjësve të administratës: 195