Pustec
April 12, 2018
Kuçovë
April 12, 2018

Fier

PROFILI I BASHKISË FIER

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Popullsia: 201824 banorë

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                          Fier                                                90771

*                                                          Cakran                                             16751

*                                                       Dërmenas                                          12668

*                                                         Frakull                                              10760

*                                                        Libofshë                                            10373

*                                                         Levan                                                17873

*                                                       Mbrostar                                            10731

*                                                         Portëz                                               11730

*                                                     Qendër Fier                                        12706

*                                                        Topojë                                               7461

            GJITHËSEJ               201842                                         

Numri i fshatrave: 39

Zona Gjeografike:  Bashkia  Fier kufizohet në veri me bashkinë Divjakë, në lindje me bashkitë Patos dhe Roskovec, ndërsa në jug me bashkinë Vlorë. Ajo shtrihet në Ultësirën Perëndimore, mes lumenjve Seman dhe Vlorë. Pjesa dërrmuese e bashkisë së re shtrihet në zonë fushore të ulët ndërsa komunat Cakran dhe Frakull kanë territor kodrinor. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Fierit.

Profili i bashkisëBashkia e Fierit përfshin zonat bujqësore më të rëndësishme të vendit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të industrisë që lidhet me përpunimin e naftës.

Më shumë se 55 për qind e popullsisë së bashkisë jetojnë në zonat rurale, gjë që tregon rëndësinë e sektorit të bujqësisë në jetën ekonomike të saj. Prodhimi bujqësor i kësaj zone është i shumëllojshëm nga drithi te zarzavatet, bostanoret, blegtoria dhe nënproduktet e saj.

Në territorin e bashkisë gjenden toka shumë pjellore, të cilat dikur kanë qenë këneta dhe që sot janë të rrezikuara vazhdimisht nga përmbytjet.

Bashkia ka një vijë bregdetare të konsiderueshme që shtrihet nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në grykëderdhjen e lumit Seman në kufijtë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.

Si një zonë industriale nuk mund të konsiderohet e rëndësishme. Ajo përbëhet nga industria e naftës dhe rafineritë e vajit ushqimor. Bashkia ka një vijë bregdetare të konsiderueshme, si dhe pjesë e saj është dhe parku arkeologjik i Apollonisë, krahas objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore që ndihmojnë në fushën e turizmit.

Shfrytëzimi i bregdetit për turizëm është ende në fillesat e veta. Njësitë administrative Topojë dhe Dërmenas kanë një vijë bregdetare ranore prej 30 kilometrash, e gjitha shumë e përshtatshme për turizmin familjar.

Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Fier përcaktohen nga transfertat ndërqeveritare të cilat përfaqësojnë rreth 80% ndaj burimeve

totale. Në të kundërt, të ardhurat nga burimet e veta vendore ndoqën prirje rritëse gjatë viti 2018. Të ardhurat nga taksat vendore u rritën me rreth 23.1% në terma vjetorë (kryesisht taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja). Të

ardhurat nga tarifat vendore gjithashtu kontribuan pozitivisht në ecurinë e përgjithshme të të ardhurave nga burimet e veta vendore (+9.0% në terma vjetorë).

Grafiku 2: Të ardhurat sipas llojeve për vitin 2018

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Mesatarisht, në bashkinë Fier janë të lokalizuara rreth 4.6% e ndërmarrjeve aktive totale. Në terma strukturorë, biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve (62% e numrit total të ndërmarrjeve aktive), kryesisht në sektorin e “tregtisë” dhe “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Numri i prodhuesve të të mirave u zgjerua me rreth 13% në terma vjetorë, veçanërisht në sektorin e “bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”. Shfrytëzimi i bregdetit për turizëm është ende në fillesat e veta. Njësitë administrative Topojë dhe Dërmenas kanë një vijë bregdetare ranore prej 30 kilometrash, e gjitha shumë e përshtatshme për turizmin familjar.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Fier         7,556         2,444            464            190         2,428                258              775               46               951

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Rehabilitimi i territorit të dëmtuar nga industria si dhe pastrimi i ujërave identifikohen si dy ndër sfidat kryesore të bashkisë, të cilat lidhen ngushtë dhe me zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në këtë zonë. Zgjerimi i funksioneve të bashkisë ekzistuese të qytetit të Fierit në një territor të gjerë pritet të përbëjë një tjetër sfidë, veçanërisht për shkak të nevojave shumë të ndryshme nga qyteti që kanë të 85 fshatrat që përfshihen në bashkinë e re.                 Mirëmbajtja e infrastrukturës në zonat rurale, mirëmbajtja e infrastrukturës së vaditjes dhe kullimit

Duhet të merren masa për pastrimin e kanaleve pasi janë të rrezikuara vazhdimisht nga përmbytjet.

Nxitjen e turizmit në zonat bregdetare

Krijimi i një shërbimi për transportin publik në shërbim të të 85 fshatrave mund të ndihmojë në zhvillimin e jetës komunitare brenda njësisë së re administrative, si dhe marrjen e shërbimeve më lehtë të aksesueshme.

Një ndër problematikat e tjera të rëndësishme për komunitetin e kësaj bashkie është dhe furnizimi me ujë të pishëm dhe kontrolli i cilësisë së tij.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Fierit përfshihen ; Pojan, Libofshë, Cakran.

Siperfaqet e Gjelbra dhe Ndricimi

 

Fier Cakran Dermenas Frakull Levan Libofsh Mbrostar Portes Qender Topoje
1 Siperfaqet e gjelbra ne qytet 28,100 m2

 

2 Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale 48%

 

3 Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 100%

 

67,4%

 

100%

 

100%

 

100%

 

100%

 

54.3%

 

100%

 

100%

 

4 Mbulim me sherbim pastrimi ne % 72%

 

60%

 

60% 60% 60% 60% 100%

 

60%

 

100% 60%

 

 

Edukimi

  1. Shkolla te Mesme
  2. Shkolla 9-vjecare
  3. Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  4. Cerdhe

Numri I shkollave te Mesme eshte 26

Numri I shkollave 9 vjecare eshte 63.

Kopshtet jane te shpwrndarw nw tw gjitha njwsitw administrative, gjithsej janw 58 kopshte me njw numwr fwmijwsh prej 1,831 pwrfshire edhe kopshtet private.

Çerdhet janë shumë të rëndësishme për qytetin e Fierit, por për momentin qyteti ka vetëm 2 çerdhe, me rreth 240 fëmijë që i frekuentojnë ato.Çerdhe e lagjes “29 Nentori”  dhe Çerdhe e lagjes “11 Janari”.

 

Fier Cakran Dermenas Frakull Levan Libofsh Mbrostar Portes Qender Topoje Total
1 Shkolla te Mesme 26
2 Shkolla 9-vjecare 18 7 6 5 6 5 6 4 4 2 63
3 Kopshte 18 8 6 7 8 5 6 4 4 2 68
4 Cerdhe 2

 

Në Bashkinë e Fierit mësojnë dhe edukohen rreth 25,000 nxënës e fëmijë të të gjitha niveleve të arsimit dhe edukimit.

Të gjithë jeni dëshmimtarë të asaj që ka bërë e vazhdon të bëjë Bashkia e Fierit për mirëmbajtjen e të gjithë institucioneve të arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Gjatë vitit të kaluar rikonstruktuam me burimet njerëzore të Bashkisë Fier 17 shkolla dhe ndërhymë me punime të pjes’shme në 16 të tjera. Gjithashtu është drejt përfundimit rikonstruksioni i plotë i shkollës “Jakov Xoxa” dhe shumë shpejt do të nisin punimet për rikonstruksion të plotë të shkollës “Anastas Laska” Libofshë. Nuk do të ndalemi derisa të rikonstruktojmë edhe shkollën e fundit në Bashkinë tonë, pasi ne besojmë se përmirësimi i standarteve dhe kushteve në ambientet shkollore, kopshte e cerdhe, ndihmon për të krijuar një shoqëri më të shëndetshme.

  1. Bujqesia (burimi web bashkia+ PBA)
  1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
  2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  4. Mbulimi me kullim dhe vaditje.

 

Bujqësia mbetet sektor shumë i rëndësishëm në ekonominë e gjithë Qarkut të Fierit e në ekonominë kombëtare, e matur me kontributin e saj në Produktin e Brendshëm Bruto, punësimin dhe stabilitetin makroekonomik. Qarku i Fierit rezulton të ketë rritjen më të madhe në vend përsa i përket sektorit të bujqësisë, me 19.9 % të nivelit të vlerës së shtuar bruto (VSHB) nga viti në vit323. Në përgjithësi, sektori i bujqësisë në Shqipëri ka treguar një kapacitet të lartë të përshtatjes dhe të rezistencës ndaj krizave të ndryshme, si tranzicionit të tejzgjatur nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, si dhe ndaj krizës më të fundit ekonomike globale. Megjithatë, performanca ekonomike e sektorit bujqësor në vend është ende e pamjaftueshme për shkak të fermave të vogla dhe të fragmentuara, nivelit të ulët të teknologjisë dhe produktivitetit total të faktorëve të prodhimit krahasuar me mesataret e BEsë. Edhe në Bashkinë e Fierit, ashtu si në të gjithë vendin, sektori bujqësor është përqëndruar fuqishëm rreth bujqësinë familjare. Në rang kombëtar, më shumë se 90 përqind e 380,000 fermave janë nën 2 hektarë dhe llogariten rreth 95 për qind të tokës së përdorur, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që mbështetet kryesisht në një shkallë të vogël, jointensive të prodhimit të brendshëm . Në bashkinë e Fierit veprojnë 374 ferma blegtorale dhe 24,667 ferma bujqësore ( nga 52,169 ferma bujqësore totale që veprojnë në qarkun e Fierit), me një sipërfaqe totale prej 108.3 ha. Fermat familjare janë kontribuesi më i rëndësishëm për sigurinë e ushqimit, duke prodhuar ushqimin për vetë-konsum si dhe pjesërisht për treg. Kontributi i tyre në punësim është i rëndësishm duke qënë se shumica e fermave individuale shërbejnë si burimi kryesor i të ardhurave për të vetëpunësuarit në këtë sektor.

 

  1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, Instat
2015 2016 2017
Prodhuesit e të mirave

 

2,873
Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi

 

2,207
Industria                                                      929        1,251 483
 

Ndërtimi

                                                   166           145 183
Prodhuesit e të mirave                                                 2,796        2,769 4,637
 

Tregtia

                                                   188           197 2,547
Tranporti e Magazinimi                                                 1,304        1,455 263
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor                                                       81             94 839
 

Informacioni e Komunikacioni

                                                1,216        1,260 51
Shërbime të tjera   937
Total 15,020

 

Përfshirja në projekte.

STAR2

USAID “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore”

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta.

Kryetari i Bashkisë Fier: Armando Subashi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Vangjel Ndreka

Këshilli Bashkiak: 51 anëtarë

Numri i punonjësve: 1263