Kavajë
April 12, 2018
Kamëz
April 12, 2018

Elbasan

BASHKIA ELBASAN                                                     

Popullsia : 141.714 banore  (212.667 sipas RGJ Civile )                  

 Siperfaqja : 802.03 km2       

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

*Elbasan                            130.494        43.172

* Labinot-Fushë,                     6.949         2.067

*Labinot-Mal                          5.613         1.741

*Gjinar,

*Shushicë                              11.509         3.266

*Gjergjan                                8.033         2.402

*Funar,                                    2.873        1.026

*Shirgjan                               10.732        3.201

*Tregan                                   2.106        1.348

*Gracen                                  16.035       4.665

*Bradashesh

*Zavalinë

*Papër                                       9.374       2.754

GJITHESEJ                          212.667     67.848

Fshatra gjithesej : 116

Fshatra turistike :Shushice,Gjinar

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Elbasanit kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Librazhd, në jug-lindje me bashkinë Prrenjas, në jug-perëndim me bashkinë Gramsh dhe në perëndim me bashkitë Cërrik dhe Peqin. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Elbasanit.Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Elbasanit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 116 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e re e Elbasanit eshte një nga më të mëdhatë në Shqipëri, si dhe një nga bashkitë më komplekse për t’u administruar. Qyteti i Elbasanit, me rreth 80 mijë banorë, ka aktualisht rreth 60 për qind të popullsisë së bashkisë ndërsa pjesa tjetër është e ndarë në shumë njësi administrative, disa prej të cilave gjenden në terrene të thyera malore.

Bashkia e re ka në territorin e saj një pjesë të madhe të industrisë së rëndë të Shqipërisë, përfshirë fabrikën e çelikut, atë të çimentos, ferrokromit, etj, Një pjesë e njësive administrative shtrihen përgjatë luginës së Elbasanit, por më shumë se gjysma e ish-komunave gjenden në një seri zonash malore, duke filluar nga Graceni te Labinot Mal, Gjinari e Zavalina apo ish komuna Funar.Parku kombëtar i Gjinarit në krahinën historike të Shpatit është i përshtatshëm për turizëm të natyrës dhe të kulturës.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Bashkia  përballet me sfida si në zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit ashtu edhe në ndërtimin e rrugëve apo mirëmbajtjen e tyre nëpër komunat e shumta malore të kësaj bashkie.

Brenda në qytet, infrastruktura dytësore, hapësirat e argëtimit të administruara nga pushteti vendor, mundësi për strehim dhe shërbim ndaj moshës së tretë janë disa nga nevojat që ka një qytet gjithmonë e në rritje. Shtrirja e infrastrukturës në lagjet periferike si dhe rehabilitimi i disa lagjeve të varfëruara shumë përgjatë dekadave të fundit kërkon investime të konsiderueshme. Rrugët dhe transporti publik drejt komunave malore janë gjithashtu shumë problematike.

Bashkisë së re do t’i duhet të përkujdeset për zhvillimin e bujqësisë në kushtet kur toka e punueshme është e paktë si në zonën fushore përgjatë Shkumbinit ashtu edhe në zonat malore.

Zona industriale është një sipërfaqe e madhe ku veprojnë me dhjetëra biznese ndër të cilat edhe kompani të mëdha që eksportojnë hekur e krom. Ndaj duhet një plan që jo vetëm të mbrojë qytetarët nga ndotja por edhe që bashkia të përfitojë ekonomikisht nga këto ndërmarrje private. Zhvillimi ekonomik që duhet të nxisë investimet private dhe sjelljen e projekteve të huaja në këtë zonë.

Aktualisht Elbasani merr mesatarisht 6 orë ujë në ditë dhe synimi i përhershëm ka qenë shtimi i orëve të furnizimit me ujë deri në 24 orë. Kjo do të thotë që sfida e re e bashkiakut duhet të jetë furnizimi me ujë e qytetit dhe zhvillimi e zbatimi  planit urbanistik për të.

Numri shumë i lartë i fshatrave që gjenden në territorin e bashkisë së re e bën të nevojshme krijimin e kanaleve të komunikimit me këto komunitete dhe zhvillimin e turizmit.Fshatrat Shushice dhe Gjinar jane pertfshire ne projektin kombetar  “100 fshatra”

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Elbasan  5 804  1 066  512  103  1 937  261  922  60  943

 

 

 

 

 

 

Bujqesia

                       Toke are       Toke pemtari        Pyje      Kullota+   livadhe      Toke urbane

11 025              3293               21814              3863                       610

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet       420.16 Ha

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Qyteti i Elbasanit mbulohet 100 %, ndersa ne total Bashkia e Elbasanit mbulon 80% te territorit me sherbimin e pastrimit. Disa njesi Adminstrative mbulohen pjeserisht, ndersa njesite Labinot Mal dhe Zavaline jane te pambuluara krejtesisht.

 Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % dhe ndricimi publik           

Ne total popullsia e bashkise Elbasan  mbulohet me 62%, me sherbimin e ujit te pijshem, ndersa simbas Nj. Administrative si me poshte

Furnizim me uje             Ndricim publik km.

Elbasan                   96%                                        76

Bradashesh           75%                                        8

Gracen                  2 %                                          0

Funare                   17%                                        1

Labinot Mal           27%                                        0

  1. Fushe 89.5%                         0.3

Shushice                98%                                        1

Gjinar                    95%                                        0

Zavaline                69%                                        0

Tregan                   98%                                        0

Shirgjan                 98%                                        0

Gjergjan                  21.5%                                     0

Paper                     60%                                        3

Total  89.3

     Edukimi

Kopshte               shkolla 9 vjecare“            shkolla  

te mesme

Elbasan                  31                    18                                11

Bradashesh           10                    12

Gracen                  4                      10

Funare                   2                      7                                  1

Labinot Mal           7                      12                                1

Sipermarrja private:

Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, –   Total 9350 –    Bujqesi dhe peshkim- 26, Industria – 492, Ndertimi – 98, Tregetia – 2091, Hotele, kafe, restorante – 672, Transporti – 596, Sherbime te tjera – 644

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

USAID Planifikimi dhe qeverisja vendore (PLGP)

RELOAD

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

Kryetar i bashkise : Gledjan Llatja

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Hektor Ciftja

Nr i keshilltareve : 51

Nr i punonjesve te administrates:   1412