Kamëz
April 12, 2018
Vorë
April 12, 2018

Durrës

PROFILI I BASHKISË DURRËS

 1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 341.9 km2

Popullsia: 323,147

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                         Durrës                                        222.419

*                                                           Rrashbull                                    33.943

*                                                             Sukth                                         29.195

*                                                         Katund i Ri                                   16.255

*                                                            Manëz                                        12.157

*                                                            Ishëm                                         9.178

            GJITHËSEJ                 323,147                                         99.205

Numri i fshatrave: 39

Fshatra Turistikë : Shetaj, Radë, Shënvlash.

Zona Gjeografike: Bashkia Durrës kufizohet në perëndim me Detin Adriatik, në veri me bashkinë Kurbin, në lindje me bashkitë Krujë, Vorë e Shijak dhe në jug me bashkinë Kavajë.

Profili i bashkisëBashkia e Durrësit shtrihet përgjatë bregut të detit, nga grykëderdhja e lumit Ishëm në veri deri në kufi me Kavajën në jug. Vija e gjatë bregdetare që i shtohet qytetit të Durrësit e thekson tiparin e kësaj bashkie si zonë turistike, pasi përveç plazhit të Durrësit asaj i shtohet i gjithë gjiri i Lalëzit si dhe Kepi i Rodonit, të cilat deri tani kanë qenë pjesë e komunave Ishëm, Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull.

Durrësi ka gjithashtu portin më të madh në Shqipëri, ku përpunohet mbi 90 për qind e të gjithë volumit të ngarkim-shkarkimit portual, gjë që e bën atë nyjën më të rëndësishme tregtare në vend.

Durrësi është gjithashtu një zonë e rëndësishme arkeologjike, pasi nën qytetin aktual gjenden disa shtresa qytetërimesh antike. Zbulimet arkeologjike janë të shumta, ndërsa ndërtimet e dekadave të fundit kanë dëmtuar një pjesë të kësaj trashëgimie.

Me mbi 5600 aktivitetet ekonomike të tij dhe 15% të investimeve të huaja, Durrësi është renditur në vendin e dytë si ekonomia më e fortë e vendit, pas Tiranës.

Turizmi veror dhe kulturor është një industri me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Durrësit. Me mbi 750.000 vizitorë në vit, kjo është zona më e rëndësishme e vendit në lidhje me turizmin masiv.

Burimet financiare të disponueshme në bashkinë Durrës përcaktohet prej fondeve nga transfertat ndërqeveritare (të pakushtëzuara dhe specifike, transfertat e kushtëzuara) të cilat përfaqësojnë rreth 73% të të ardhurave totale. Kjo kategori të

ardhurash u zgjerua me rreth 13.5% në terma vjetorë duke shënuar një nivel prej rreth 2.9 miliardë lekësh. Të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan mesatarisht rreth 27% të

burimeve financiare totale në vitin e fundit dhe rezultojnë të jenë tkurrur me rreth 8.5% në terma vjetorë. Të ardhurat nga taksat vendore shënuan rënie me rreth 27.3% në terma vjetorë. Në të kundërt, të ardhurat nga tarifat vendore u zgjeruan me rreth 38% në fund të vitit 2018.

 

 

 

 

 

Grafiku 1: Të ardhurat sipas llojeve për vitin 2018

Zhvillimi ekonomik

Mesatarisht, në bashkinë Durrës janë të lokalizuara rreth 6.2% e ndërmarrjeve aktive totale. Në terma strukturorë, biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve (83% e totalit të ndërmarrjeve aktive), kryesisht në sektorin e “tregtisë” dhe “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Numri i prodhuesve të të mirave mbeti konstant në terma vjetorë, por u vu re një rritje e lehtë në sektorin e “bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”.

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Durrës       10,015            486            871            418         3,903                520           1,414            135           2,268

 

Burimi: Financat Vendore

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Çlirimi i hapësirave të gjelbra dhe ruajtja e trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Krijimi i infrastrukturës së nevojshme

Përmirësimi  furnizimit me ujë, kanalizimet dhe parkingjet publike.

Balancimi i nevojës për zhvillimin e turizmit me nevojën për të ruajtur një mjedis të pastër dhe kthimi i turizmit në një aktivitet të qëndrueshëm.

Lidhja me transport publik të fshatrave përbërëse të bashkisë së re me qytetin e Durrësit është një zgjidhje që shërben njëkohësisht për turizmin si dhe për vetë banorët.

Shtrirja e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë së re është e domosdoshme veçanërisht për shkak se një pjesë e bregdetit si Kepi i Rodonit është i ngopur me mbetje plastike të sjella nga lumenjtë.

Zhvillimi i bujqësisë në zonat rurale përreth bashkisë aktuale është një mundësi, veçanërisht sa i përket produkteve ushqimore të specializuara në shërbim të tregut turistik.

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet       444.340 m2

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Qyteti i Durrësit mbulohet 100 %, nga Bashkia. 80% në qytet, 20% në zonat rurale

 Shërbimi i ujë dhe kanalizime, mbulimi në % dhe ndricimi publik      

Sistemi i ujit të pijshëm i Durrësit është i përbërë nga dy nënsisteme të pavarura të dyja të administruara nga UK Durrës. Uji i nënsistemit të parë është marrë nga Fushë Kuqe dhe praktikisht i shërben të gjithë popullsisë. Në Fushë Kuqe, 7 puset e tërheqin ujin nga një rezervuar nëntokë 55 metra të thellë. Uji i nënsistemit të dytë mikro në Kavajë është marrë nga një rezervuar në ajër të hapur në Manskuri. Ende 20% e fshatrave dhe/ose lagjeve nuk ka një sistem të furnizimit me ujë

Linje ndricimi gjithsej – 120.000ml

Numri i shtyllave 4790

Numri i llampave 4969

     Edukimi

Shkolla te mesme, 15 Total – 7 te mesme ne qytet, 6 ne njesite administrative dhe 2 te mesme profesionale
9 vjecare 47 Total – 21 ne qytet dhe 26 ne njesite administrave
kopshte ne total dhe sipas njesive administrative 55 Kopeshte ne total – 23 kopshte ne qytet dhe 32 ne njesite administrative
Cerdhe 5 cerdhe ne qytet

 

1.1   Zhvillojne veperimtarine 117 institucione arsimore. Perdoren nga 28.740 nxenes dhe rreth      1,800 mesues

Arsimi parashkollor dhe parauniversitar
  Parashkollor Arsimi 9-vjeçar Arsimi i mesëm Totali
Objekte Arsimore 55 47 15 117
Numri i nxenesve 3.640 20.000 5.100 28.740

 

Bujqesia

Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, 7.829 ha pyje e kullota ne total, NJ.A. Durres 27,75, Sukth 265,18, Ishem 5047, Katund i Ri 161, Rrashbull 887.4, Manez 1441,12
Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. Bashkia Durres ka 20.150 ha toke bujqesore. Nga te cilat 19286 ha siperfaqe toke are dhe 864.243 siperfaqe toke dru frutore.

 

Nga pikëpamja e strukturës bujqësore, drithërat e bukës zënë 4104 ha që prodhojnë 209.662 kv drithëra buke si kulturë e parë dhe 248.522 kv si kulture e pare dhe kulturë e dytë, me rendiment mesatar 51 kv/ha.

 

Krahas grurit dhe misrit, pjesë e strukturës së drithërave janë tagjirat që zënë një sipërfaqe prej 785 ha dhe me një rendiment mesatar prej 21.2 kv/ha, merren 16.235 kv/ha.

Kulturat foragjere zënë një sipërfaqe prej 8312 ha. Nga sasia e jonxhës gjithsej, 1859380kv me rendiment 399kv/ha.

Sipërfaqja e kultivuar me perime, në fushë të hapur dhe sera, në Bashkinë Durrës është 1420.2 ha, me rendiment mesatar 280.9 kv/ha dhe prodhim 516.052 kv dhe ne sera 371.905 dhe 887.957 kv gjithsej.

Në Bashkinë Durrës ka afro 452413 rrënjë pemë frutore, nga të cilat 62% janë në blloqe, 276.883 rrenje peme. Afro 90% janë në prodhim dhe japin gjithsej 8462.9 ton.

Bashkia ka 167.183 rrënjë ullinj, nga të cilat 118734 rrenje ne blloqe. Prodhimi 2768 ton

                      

Sipermarrja private:

Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, –   Total 9350 –    Bujqesi dhe peshkim- 26, Industria – 492, Ndertimi – 98, Tregetia – 2091, Hotele, kafe, restorante – 672, Transporti – 596, Sherbime te tjera – 644

Përfshirja në projekte

STAR2

Bashkitë për në Evropë

Bashki të forta

 

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Durrësit përfshihen ; Shetaj, Radë, Shënvlash.

Kryetari i Bashkisë Durrës: Valbona Sako

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ani Dyrmishi

Këshilli Bashkiak: 51 anëtarë

Numri i punonjësve të administratës: 1546