Prrenjas
April 12, 2018
Lushnje
April 12, 2018

Divjak

PROFILI I BASHKISË DIVJAKË

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 341.9 km2

Popullsia: 54569

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                         Divjakë                                            14263

*                                                            Grabian                                           6469

*                                                           Gradisht                                          10851

*                                                            Remas                                             6744

*                                                            Tërbuf                                             16242

*                                                            Ishëm                                              9.178

            GJITHËSEJ               54567                                         99.205

Numri i fshatrave: 36

Zona Gjeografike: Bashkia e Divjakës kufizohet në veri me bashkinë Rrogozhinë, në lindje me bashkinë Lushnjë, në jug me bashkinë Fier dhe në perëndim me Detin Adriatik. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Divjakës, i shpallur qytet me vendim qeverie në vitin 1996.

Profili i bashkisë.  Bashkia e Divjakës është nga të paktat bashki të krijuara nga reforma administrative dhe territoriale e cila përbëhet pothuajse tërësisht nga zona rurale. Bashkia  ka një shtrirje veri-jug ndërkohë që rrugët janë më së shumti në drejtimin lindje-perëndim dhe lidhja rrugore mes qytetit të Divjakës dhe komunave Gradishtë e Rremas është e dobët.

Bashkia e re ndodhet në një zonë tërësisht rurale dhe pjellore, ndërkohë që pjesë e territorit të kësaj bashkie është edhe parku kombëtar Divjakë-Karavasta, si dhe plazhi i Divjakës.

Bashkia ka aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe në një masë më të vogël peshkimin në lagunën e Karavastasë. Prodhimi kryesor bujqësor janë bostanoret, të cilat shiten në tregun e brendshëm si dhe eksportohen në shumë vende të Europës qendrore dhe lindore.

Divjaka ka perspektivë të mirë për zhvillimin e turizmit detar si dhe ekoturizmit. Gjatë viteve të fundit këtu është shfaqur turizmi i vrojtimit të zogjve për shkak të pranisë së një kolonie të vogël pelikanësh në zhdukje në lagunën e Karavastasë.

Divjaka është edhe zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore.

Gjithashtu në zonat rurale ka banorë të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në  mbareshtrimi i bagëtive të imta si lopët dhe delet, si dhe në prodhimin e nënprodukteve të qumështit. Në këto zona operojnë disa kompani të përpunimit të qumështit, të cilat kanë krijuar një rrjet të grumbullimit të qumështit shtëpi më shtëpi duke krijuar kushtet për profilizimin e një pjese të fermerëve drejt mbarështimit të lopëve e tje.

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rritëse. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e të mirave, bujqësisë pyjeve dhe peshkimit. Sidomos peshkimi është një një nga shtyllat bazë të ekonomisë së kësaj bashkie.

Gjithashtu turizmi është bërë një element tepër i rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen.

Turizmi është zhvilluar më së shumti për turistët ditorë dhe kulinaria është e përqendruar te prodhimet e peshkut, për të cilat zona është e famshme në të gjithë vendin.

Burimet financiare në dispozicion përcaktohet gjerësisht nivelit të transfertave ndërqeveritare: në veçanti të transfertës së kushtëzuar për funksionet e deleguara (ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë) me rreth 31.8% në terma vjetorë. Të ardhurat nga burimet e veta vendore rezultojnë në rritje veçanërisht, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan rritje të konsiderueshme në vitin 2018 me rreth 49.6% në terma vjetorë.

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rritëse në vitet e fundit me një rritje vjetore prej 3%. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e të mirave, bujqësisë pyjeve dhe peshkimit. Në rënie të lehtë rezulton në bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Turizmi është zhvilluar më së shumti për turistët ditorë dhe kulinaria është e përqendruar te prodhimet e peshkut, për të cilat zona është e famshme në të gjithë vendin.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Roskovec         1,539         1,057               37                 4            242                   46                 98                 3                 52

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Ofrimi i shërbimeve komunale në të gjithë territorin e bashkisë së re pritet të jetë sfida kryesore e Divjakës, veçanërisht për shkak të mungesës së lidhjeve të forta infrastrukturore mes qytetit dhe komunave jugore.

Gjetja e balancës së duhur mes zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit identifikohet si

Për zonat rurale, shërbimet e infrastrukturës bujqësore janë të domosdoshme për mirëqënien, siç janë edhe mirëmbajtja e shkollave dhe qendrave shëndetësore.

Për prodhuesit e zonës, krijimi i një pike grumbullimi dhe tregtimi është thelbësore, pasi një pjesë e produkteve të tyre dëmtohen për shkak të mungesës së tregut. Sipas banorëve, nëse do të krijohej një treg i madh edhe interesi i banorëve do të rritej për të shtuar sasinë e produktit të mbjellë.

Gjthashtu përmirësimi i infrastrukturës ndërlidhëse me fshatrat përreth, si dhe investimi në kopshte, shkolla dhe qendra shëndetësore do të përmirësonte cilësinë e jetesës.

Edukimi

  1. Shkollat e mesme,
  2. 9 vjecare dhe
  3. kopshte ne total dhesipasnjesive administrative
  4. Cerdhe

Edukimi

Burimi: ppv Bashkia Divjake

 

                                 Bashkia Divjake
Divjake Gradishte Rremas Grabian Terbuf Total
Struktura arsimore Sot Sot Sot Sot Sot sot
Kopesht/cerdhe strukture e integruar 6 9 8 1 7 31
Shkolle9-vjecare 6 7 7 2 6 28
Shkolle e mesme 1 2 1 1 2 7

 

Bujqesia

  1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
  2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  4. Mbulimi me kullim dhe vaditje.

Siperfaqja e fondit kullosor ne Bashkine Divjake eshte 740 ha.

Siperfaqja e mbuluar me ujitje ne Bashkine Divjake, eshte 6,713 ha.

Siperfaqja e tokes bujqesore eshte 20,460 ha. Kulturat kryesore qe mbillen ne Divjake jane, Gruri, misri, patatja, perimet, foragjere etj.

Siperfaqja e mbuluar me kullim eshte 19,801 ha ne total. Numri I familjeve qe perfitojne nga sherbimi I ujitjes dhe kullimit ne te gjitha njesite administrative te Bashkise Divjake, eshte 2,800. Sistemi I kullimit ne km/linear ne te gjithe territorin e Bashkise eshte 1,209 km. Sistemi I vaditjes ne km/linear eshte 802 km, nga keto 401 km jane kanale vaditese te kategorise se III.

Përfshirja në projekte

STAR 2

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Divjakës përfshihet ; Goricaj.

Kryetari i Bashkisë Divjakë: Fredi Kokoneshi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ana Nako

Këshilli Bashkiak: 31 anëtarë

Numri i punonjësve: 147