Vlorë
April 12, 2018
Tepelenë
April 12, 2018

Devoll

             BASHKIA  DEVOLL    

Popullsia : 26.716 banore ( 42.388 sipas RGJ Civile )

Siperfaqja : 453.27 km2

Njesite administrative :

*Bilisht

*Qender

*Bilisht

*Hocisht

*Proger

*Miras

Fshatra gjithesej : 44

Fshatra turistike : Arrez,Nikolice

Zona Gjeografike: Devolli kufizohet në veri me Bashkinë Pustec, në perëndim me bashkitë Maliq dhe Korçë, në jug me bashkinë Kolonjë, ndërsa në lindje me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Bilishtit.Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Devollit dhe qarkut të Korçës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 44 fshatra.

 

Profili i bashkisë

Bashkia e  Devollit është një zonë që dominohet nga popullsia fshatare, sigurimi i të ardhurave të të cilës mbështeten në dy burime kryesore, bujqësia dhe blegtoria .Shumë zona të Devollit kanë pësuar zhvendosje masive të popullsisë ku banorët kanë braktisur totalisht fshatrat e thellë  për t’u vendosur në zona më afër qytetit duke u fokusuar tek  puna në bujqësi për shkak se toka është produktive. Përveç kultivimit të kulturave të ndryshme, si të lashtat dhe perimet, banorët merren shumë me pemëtarinë duke qenë ndër zonat me prodhim më të  lartë në vend. Blegtoria është një tjetër aspekt përmes të cilës banorët gjenerojnë të ardhura, por kjo ka mbetur në nivelin e bizneseve familjare.

Investimet në infrastrukturë kanë qenë të mjaftueshme, por ka mangësi në rrugët dytësore të cilat do ishin në funksion të fermerëve për të lehtësuar aksesin në tokat bujqësore, si dhe ndërlidhjen e fshatrave të thellë të njësisë administrative Miras. Për dekada, banorët kanë prerë pyjet duke shkaktuar dëme të pakthyeshme ndërsa pas rrafshimit të tyre ngrihet shqetësimi i gjetjes së burimeve alternative për ngrohje. Problem i vazhdueshëm për fermerët mbetet edhe tregtimi i prodhimeve të cilat shpesh mbeten stok ose shiten nën kosto.Pjesë integrale e kësaj bashkie të re është dhe Liqeni i Prespës së Vogël,nje atraksin me mundesi te medha per zhvillimin e turizmit.

Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Banorët kanë gjetur zgjidhjet e tyre individuale duke u fokusuar më së shumti tek bujqësia por sigurimi i kapaciteteve grumbulluese frigoriferike dhe tregjeve të shitjes janë dy nga sfidat me te cilat do të përballet pushteti vendor.

Furnizimi me ujë të  pijshëm , klorifikimi i tij, por edhe rrjetet e kanalizimeve identifikohen si fusha të cilat kërkojnë ndërhyrje. Nga ana tjetër, zona ka një popullsi të dendur dhe mungesa e vendgrumbullimeve dhe përpunimit të mbetjeve urbane ka sjellë ndotje në nivele të larta, çka ngre domosdoshmërinë që bashkia e re të ngrejë mekanizma për mbledhjen dhe menaxhimin e tyre në të gjithë zonën.

Një sfidë tjetër me të cilën do të duhet të përballet bashkia e re është me mbrojtja dhe rehabilitimi i pyjeve të zonës, përmes rritjes së ndërgjegjësimit të banorëve për dëmin afatgjatë mjedisor dhe ekonomik.Devolli ka një traditë të pasur vlerash dhe kulturash, por thuajse në të gjithë zonën mungojnë grupet artistike, ndërsa edhe për fëmijët dhe të rinjtë nuk ka ambiente dhe kënde sportive ndaj njësia vendore duhet të hartojë politika mbështetëse për kulturën dhe arsimin, si dhe sitet historike dhe arkeologjike të zonës, si Shpella e Trenit.

Sfidë për bashkinë mbetet edhe zhvillimi i turizmit ku promovimi i fshatrave me reliev malor dhe pyllësi të dendur, si dhe zonës së Liqenit të Prespës do të ishte një hapësirë shumë e mirë për zhvillimin e turizmit malor dhe ekoturizmit, ndërsa ngritja e një muzeu historik-kulturor dhe forcimi i politikave të bashkëpunimit me homologët e lokaliteteve greke do zgjeronte interesin turistik sidomos nëpërmjet organizimit të panaireve si një model i gatshëm nga pala tjetër.Fshatrat Arrez dhe Nikolice jane perfshire ne projektin kombetar te “100 fshatrave”.

Politikat e bashkëpunimit me njësitë vendore përtej kufirit do i sillnin zonës eksperienca më të larmishme dhe në një këndvështrim më të gjerë mund të ndikonin edhe për zhvillimin e turizmit .

Finanacat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Devoll  2 499  1 911  61  8  240  63  111  8  97

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetari i Bashkise: Eduard Duro

Kryetari i Keshillit Bashkiak: Eroldi Begolli

Nr i keshilltareve :21

 

 

Projektet: