Finiq
April 12, 2018
Malësi e Madhe
April 12, 2018

Delvinë

Bashkia Delvinë

Sipërfaqja: 182.9 km2

Popullsia: 17,977

Njesi administrative       Nr.banore     Nr.familje

* Delvinë                             16020         5911

* Vergo                                1957           670

GJITHESEJ                       17977        6581

Numri i fshatrave: 17

Fshatra Turistikë: Rusan, Senicë

Pozita Gjeografike

Bashkia e Delvinës kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull.

Profili

Bashkia përbëhet nga qyteti i Delvinës dhe ish-komuna Vergo. Zona ka traditë në artizanat si dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Bashkia e Delvinës ka në territorin e saj edhe një vendburim gazi, i cili aktualisht shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Delvinës në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit.

Zhvillimi ekonomik

Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria janë burimet kryesore ekonomike të zonës. Bizneset në rritje janë të përqendruara në prodhimin e produkteve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit.

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Delvinë

Ndërtimi i një ujësjellësi të ri në qytetin e Delvinës dhe ndërtimi i infrastrukturës rugore për fshatrat e ish-komunës Vergo janë dy sfidat kryesore, të cilat bashkia e ka të vështirë t’i kryejë me burimet e veta të pakta ekonomike. Zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë në bashkinë e Delvinës kërkon një strategji të qartë dhe projekte subvencionuese nga administrata. Afërsia me Sarandën krijon një treg të sigurtë për fermerët e Delvinës, por mungesa e infrastrukturës rrugore dhe zhvendosja e popullsisë së aftë për punë nga zona rurale krijon vështirësi të shumta në këtë drejtim.

Financat:

Totali i të ardhurave përbëhet:

78% – Buxheti i Shtetit

22% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqesia

1 Ekonomia e Bashkisë së Delvinës është e bazuar kryesisht në bujqësi, blegtori dhe vreshtari. Numri i bizneseve lokale është relativisht i vogël duke mos ofruar në këtë mënyrë shumë alternativa punësimi. Delvina numëron në total 290 biznese, ndër të cilat 255 biznese të vogla dhe 35 biznese të mëdha1 Ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është e punësuar në Sarandë. Vlen të përmendet se Bashkia e Delvinës ka në territorin e saj dhe një vendburim gazi, i cili shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private.

1 Sipas ‘përgjegjësisë’ tatimore, bizneset klasifikohen në biznese të vogla, ato biznese që kanë xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë dhe biznese të mëdha, ato të cilat kanë një qarkullim vjetor më të madh se 8 milionë lekë. Kushtet klimaterike (mesdhetare me dimer te bute e te lagësht dhe vere te nxehte e te thate), cilesia e tokes se zones dhe burimet ujore favorizojne zhvillimin e mjaft kulturave bujqësorene pemetari, ullinj,agrume, vreshta dhe pyje. Zona e Bashkise Delvine ka një reliev kodrinor – fushor ne te cilen rreth 2/3 eshte zone kodrinore dhe 1/3 zone fushore duke u shtrire pjeserisht

ne brigjet e lumit Kalase. Nga kulturat bujqësore më të përhapura janë ulliri dhe agrumet. Problem aktual per bujqesine është kullimi i tokave për shkak të mos mos-mirembajtjes të sistemit te kanaleve kulluese e vaditese nje pjese e te cilave jane pjese e inventarit te pronave te Drejtorise se Ujitjes dhe Kullimit (prishja dhe mosfunksionimi i stacionit te pompave), te cilat kane rendesi per zhvillimin e sektorit dhe rritjen e produktivitetit te prodhimeve bujqesore (ne menyre te veçante per misrin dhe foragjeret per blegtorine).

Edukimi

Përsa i përket institucioneve të arsimit parashkollor, në Bashkinë e Delvinës ekziston vetëm një çerdhe brenda në qytet, në te cilën janë të angazhuar 3 edukatorë për tu përkujdesur për 18 fëmijë. Situata paraqitet ndryshe sa i takon kopshteve ku numërohen 14 kopshte, 11 në njësinë e Delvinës është 11 dhe 3 në atë të Vergoit. Kështu, numri i edukatorëve të angazhuar për mbarëvajtjen e edukimit të fëmijëve është 16 për njësinë e Delvinës dhe mbulojnë edukimin e 292 fëmijëve, kurse në njësinë e Vergoit numërohen 3 edukatore të cilat kujdesen për mirë arsimimin e 40 fëmijëve.  Në vitin shkollor 2015- 2016, arsimi parauniversitar (niveli fillor dhe i mesëm i ulët) numëron 19 shkolla me 142 klasa dhe arsimi parauniversitar (niveli i mesëm i lartë) 2 shkolla me 26 klasa. Numri

mesatar i nxënësve për klasë është 17.3 nxënës. Ky tregues është shumë i ulët në njësinë

administrative Gjinaj, por edhe në shkolla të veçanta. Në shkollën Pusi i Thatë, nga klasa I deri V ndjekin mësimin 12 nxënës në një klasë me një mësues, në Dobrunë 11 nxënës në një klasë me një mësues. Në Domaj nga klasa I deri IX ndjekin mësimin 12 nxënës në tre klasa me tre mësues, në Myç- Has ndjekin mësimin 18 nxënës në tre klasa me katër mësues.

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Majlinda Qilimi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Izet Silaj

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 15

Numri i punonjësve të administratës: 173