Bilanci i reformës administrative-territoriale për vitin 2016 dhe sfidat e 2017

Bilanci i reformës administrative-territoriale për vitin 2016 dhe sfidat e 2017

Dy ditë pune në Gjirokastër, me stafet e Ministrisë, Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale dhe projektit STAR 2 në diskutime mbi arritjet e deritanishme për zbatimin e reformës që ridimesionoi të gjithë vizionin e vetëqeverisjes vendore dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët shqiptarë. Bilanci i deritanishëm është tejet pozitiv, por mbetet ende shumë për të bërë për ti mundësuar qytetarëve shërbime cilësore, efiçente, gjithëpërfshirëse dhe transparente.