Lushnje
April 12, 2018
Gramsh
April 12, 2018

Belsh

BASHKIA  BELSH  

Popullsia : 19.503 banore  ( sipas RGJ Civile 32.389 )

Siperfaqja :196.44 km2

5 Njesite administrative :

Nr. Banoreve               Nr. familjeve

Belsh + Rrase          17531                             5287

Fierze                4049                            1301

Grekan              5118                            1628

Kajan                 6713                            2053

Total             33 411                          10 269

 

Fshatra gjithesej :34

Fshatra turistike : Seferan

Zona Gjeografike: Bashkia e re e Belshit kufizohet në veri me bashkinë Peqin, në lindje me bashkinë Cërrik, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Lushnje. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Belshit.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Elbasanit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 34 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e re e Belshit shtrihet pothuajse tërësisht në pllajën kodrinore karstike të Dumresë, një zonë kodrash të buta me bazë gëlqerore mbi të cilat është krijuar një panoramë piktoreske me 85 liqene karstike me një sipërfaqe të përgjithshme prej 14.2 km2.

Belshi është një bashki tërësisht rurale me produkte të diversifikuara nga blegtoria te zarzavatet dhe bostanoret, por një numër fermerësh janë përqendruar te kultivimi i duhanit, për të cilin janë specializuar.

Për shkak të terrenit kodrinor, cilësia e tokës dhe aksesi në ujitje është i variueshëm, gjë që ka sjellë edhe parcelizim tepër të lartë të tokës.. Një pjesë shumë e madhe e familjeve e kanë tokën të ndarë në katër apo pesë parcela në distancë të konsiderueshme nga njëra-tjetra, gjë që rrit kostot dhe mundin e këtyre familjeve për kultivimin e të gjithë sipërfaqes së tokës së punueshme.

Gjithashtu, në zonën e Kosovës ka burime të mermerit të kuq dhe gipsit, të cilat janë të pashfrytëzuara.

Zona e Belshit ofron mundësi për ekoturizëm dhe agroturizëm.Ne kete funksion eshte perfshire ne projektin kombetar “100 Fshatrat”,fshati Seferan.

 Sfidat me të cilat përballet pushteti vendor

Furnizimi me ujë, heqja dhe grumbullimi i mbetjeve, krijimi i infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të zeza .Mirëmbajtja e një blloku pyjor të rigjeneruar rreth 15 vite më parë . Furnizimi me ujë të pijshëm është shqetësim permanent i banorëve siç është edhe sistemi i vaditjes së tokave.

Zhvillimi i sistemit të grumbullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore përmes krijimit të bashkimeve të fermerëve ofron mundësi për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe për të hapur rrugën për zhvillimin e agropërpunimit.

Sigurimi i tregjeve dhe i çmimeve të qëndrueshme për duhanin është gjithashtu një sfidë.

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Bashkia Belsh mbulon 98% te te territorit te saj me sherbimin e uji te pijshem.

 

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Belsh  2 701  1 837  85  17  329  52  207  15  159

 

 

 

 

 

 

Siperfaqet e gjelbra ne qytet

Siperfaqja e gjelber ne qytet eshte 2 ha.

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Me sherbim pastrimi mbulohet gjithe qyteti i Belshit.

Me sherbimin e largimit te mbetjeve urbane mbulohet e gjithe bashkia (38 fshatra)

Sip.gjithesej toke are            pemtore         ullishte               vreshte              pyje     

                12 266                             127                  644                       162                   2 518    

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

Bashkia Belsh mbulon 98% te te territorit te saj me sherbimin e uji te pijshem.

 

Edukimi

Njesite administrative                    Shkolla te mesme            9 vjecare             kopshte

Belsh                                                             1                                     7                              9

Rrase                                                                                                   1                              1

Grekan                                    1 e mesme e bashkuar                   3                              4

Fierze                                     1 e mesme e bashkuar                     2                              3

Kajan                                                                                                  2                              4

 

Nderrmarrjet  sipas aktivitetit ekonomik,

Ndërtimi 4 , Prodhuesit e të mirave  405, Tregtia 187 , Tranporti e Magazinimi 51 , Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 110, nformacioni e Komunikacion 3  , Shërbime të tjera 54.

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

Kryetar i Bashkise : Arif Tafani

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Bujar Blloku

Nr i keshilltareve : 21

Nr i punonjesve.              129 punonjes