VENDIMI

VENDIM Nr. 11, datë 12.1.2018 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 83, DATË 28.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZBATIMIN E REFORMËS TERRITORIALE”

Objektivat

Parimi i mbrojtjes së interesit publik
Institucioni duhet të veproj në përmbushje të detyrave të tij, vetëm në interes të publikut
Parimi i transparencës
Institucioni duhet të jetë sa më transparent për punën e tij në të gjitha vendimet apo veprimet që ndërmerr
Parimi i bashkëpunimit
Të gjithë sektorët , nënpunësit e administratës dhe puntorët duhet të sigurojnë bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta
Parimi i vazhdimësisë
Detyrat e ndjekura nga punonjësit e mëparshëm që janë larguar nga detyra do të vazhdojnë të realizohen nga punonjësit e rinj
Parimi i barazisë
Të gjithë qytetaret të trajtohen në mënyrë të barabartë, panvarsisht gjinisë, racës, fesë, arsimit, etnisë, gjendjes ekonomike sociale, bindjeve politike e fetare etj
Parimi i ndalimit të konfliktit të interesave
Asnjë punonjës i institucionit nuk mund të jetë pjese e një proçesi vendimmarrës nese kjo ndalohet nga dispozita e Kodit të Proçedurave Administrative dhe Ligji për Konfliktin e Interesit
Parimi i ndershmërisë
Të gjithë punonjësit detyrohen të trajtojnë në mënyrë të ndershme apo të paanshme të gjithë subjektet me të cilët hyjnë në mardhenie për shkak të detyrave apo kompetencave të tyre, duke zbatuar me rigorozitet parimet e etikës në administratën publike
Parimi i ligjshmërisë
Të gjithë punonjësit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre për përmbushjen e funksioneve të institucionit, janë të detyruar të zbatojnë Kushtetutën dhe të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Askujt nuk i lejohet shmangia nga detyrimet ligjore, moszbatimi i ligjit apo zbatimi i gabuar i tij për shkak të padjenisë së ligjit


HARTA ADMINISTRATIVE TERRITORIALE E BASHKIVE TË SHQIPËRISË

Kufi Bashkie

Njesite administrative perberese.

Shiko Harten